LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski në Bruksel: Maqedonia e Veriut i takon familjes evropiane, jemi të lumtur për hapjen e negociatave

Kovaçevski në Bruksel: Maqedonia e Veriut i takon familjes evropiane, jemi të lumtur për hapjen e negociatave

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot në Bruksel, para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, në konferencë për shtyp tha se pret që RMV të jetë shembull për integrim të shpejtë në BE.

Ai falënderoi miqtë e RMV-së në BE, për siç tha, përkushtimin e tyre që vendi t’i hap negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa në veçanti falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së
Lexo po ashtu Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së

“Do të vazhdojmë edhe më tej me bashkëpunimin rajonal në interes të qytetarëve tanë. Jemi të kënaqur që pas shumë viteve më në fund i kemi hapur negociatat. Propozimi evropian e kemi marrë si shembull të mirë, i cili ruan vijat e kuqe, si dhe njëkohësisht hap rrugën e vendit për anëtarësim në BE. Me këtë propozim hapet dera që të ruhet gjuha maqedonase, e cila do të jetë zyrtare dhe autentike”.


“RMV i takon familjes evropiane. Vendi ynë është në BE. Kemi treguar se jemi të përkushtuar për anëtarësim. Presim që vendi ynë të jetë shembull për anëtarësim të shpejtë, siç ishte shembull për anëtarësimin në NATO”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ndryshe, konferenca e parë e përbashkët në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian do të mbahet në ora 11:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

WordPress › Error

Error establishing a Redis connection

To disable Redis, delete the object-cache.php file in the /wp-content/ directory.