LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet se çfarë kishte të shkruar në dorën e tij polici Derek Chauvin, në gjyqin në të cilin u shpall fajtor

Zbulohet se çfarë kishte të shkruar në dorën e tij polici Derek Chauvin, në gjyqin në të cilin u shpall fajtor

Ish-oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin thuhet se kishte shkruar numrin e telefonit të avokatit të tij në dorën e tij të majtë, para se një juri ta shpallte atë fajtor për vdekjen e George Floyd.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chauvin, 45 vjeç, u mor nga salla e gjyqit në pranga të martën pasdite pas vendimit.


Dhe avokati i tij mbrojtës, Eric Nelson, e ndoqi Chauvin nga salla e gjyqit pa bërë ndonjë koment.

Chauvin shkruajti numrin e telefonit të Nelson sepse nëse shpallej fajtor, do të merrej menjëherë në paraburgim, ka thënë Nelson.

Ai tha se Chauvin kishte frikë se një copë letër do të konfiskohej.

Polici Derek Chauvin u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd
Lexo po ashtu Polici Derek Chauvin u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd

Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Dhe Fox News shkruar se ka arritur në mënyrë të pavarur të kontaktojë me Nelson duke kërkuar më shumë informacion në lidhje me nëse Chauvin do të përpiqet të apelojë vendimin e gjykatës.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

Dorëzania e Chauvin u revokua menjëherë, ndërsa akuza më e rëndë mbart deri në 40 vjet burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori