LAJMI I FUNDIT:

Policia në Chicago futet në shtëpinë e afro-amerikanes – i vënë prangat derisa ajo qëndronte lakuriq – në fund u konstatua se kishin gabuar shtëpinë

Policia në Chicago futet në shtëpinë e afro-amerikanes – i vënë prangat derisa ajo qëndronte lakuriq – në fund u konstatua se kishin gabuar shtëpinë

Pamjet e kamerave të policisë amerikane kanë zbuluar momentin kur një gruaje të zhveshur i vënë prangat, sepse policia gabimisht ishte futur në shtëpinë e saj në Chicago, shkruan Sky News.

Policët kishin thyer derën e punonjëses sociale Anjanette Young, duke u futur të tjerët edhe përmes dritareve derisa bërtisnin “duart lart”, para se asaj t’i jepej rasti të vishet, transmeton Telegrafi.


50-vjeçarja që po bëhej gati të flinte, kishte filluar të bërtet dhe t’i thotë policisë: “keni gabuar shtëpinë”.

E në fund asaj i është dhënë një jorgan që të mbulohet pasi që policët i vendosën prangat në shkurt të vitit të kaluar.

E kryetari i Chicagos, Lori Lightfoot, i ka kërkuar falje Anjanette gjatë një konference emocionuese për media gjatë të martës.

Kjo ka ndodhur disa ditë pasi që Lightfoot tentoi në gjykatë të parandalojë televizionin lokal VBBM-TV të transmetoj pamjet, por një kërkesë e tillë është refuzuar.

“Më vjen shumë keq dhe jam e shqetësuar që është sulmuar shtëpia e saj, dhe është dashur të ballafaqohet me përuljet që i janë bërë dhe traumat që i ka përjetuar. Kjo thjesht nuk është në rregull”, ka shtuar Lightfoot.

“Thjesht nuk është dashur të ndodh. E unë do të kujdesem të jap dikush përgjegjësi për atë që ka ndodhur”, ka thënë ndër tjera kryetarja e Chicagos.

Lightfoot fillimisht është munduar të distancohet nga incidenti, duke theksuar se ka ndodhur para se të vinte në krye të detyrës në maj të vitit të kaluar, duke akuzuar zyrën civile për përgjegjësi dhe veprimet e policisë që më herët nuk e kishte raportuar videon.

Hetimet kanë konstatuar se është mundur të rekomandohen masat disiplinore ndaj policëve. E pamjet kanë shkaktuar reagime të ashpra, përfshirë përfaqësuesit ligjor afro-amerikanë që e kanë cilësuar rastin si “racizëm”.

Avokati i kësaj gruaje ka thënë se tentimi që të “mbulohet” bastisja është shumë e ngjashme me rastin e Brennona Taylor që në mars u vra.

Young tha para gazetarëve se incidenti i 21 shkurt 2019, është diçka që do ta bartë me vete “përgjithmonë”.

Theksoi se publikimi i videos ishte shumë e rëndë, por e domosdoshme që opinioni publik ta mësojë të vërtetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori