Lady Gaga është e njohur për zgjedhjet e guximshme të modës, por këtë herë nuk kishte harruar as maskën në paraqitjet e saj për “MTV Video Music Awards 2020”.
Gjatë gjithë natës, këngëtarja e “Born This Way”, 34 vjeçare, vuri disa maska të ndryshme si masë paraprake kundër coronavirusit ndërsa mbante fjalime të ndryshme para publikut.
Artistja mori në shtëpi disa çmime duke përfshirë këtu, për ‘artistin e vitit’, ‘këngën e vitit’, ‘bashkëpunimin më të mirë’ dhe ‘kinematografinë më të mirë’.
“Mbaj maskë”, tha ajo gjatë një fjalimi. “Është shenjë respekti”.
Ndërkaq, shikuesit e kësaj ngjarje reaguan menjëherë duke shpërndarë postime në rrjetet sociale rreth aksesorëve dhe maskave të këngëtares.
“Përkushtimi i Gagas me këto maska po më shkatërron mua”, tha një fans.
“Lady duhet të shesë këto maska në ndonjë uebsajt”, theksoi një tjetër, derisa kishte prej atyre që e quajtën ‘mbretëreshë të modës’.
Të pranishme në këtë eveniment madhështor ishin edhe artistet shqiptare: Bebe Rexha dhe Dua Lipa – gjersa kjo e fundit rrëmbeu çmim për klipin e këngës “Physical”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA