Vapa afrikane që ka depërtuar mbi rajon ditëve të fundit pritet të vazhdojë edhe ditën e martë, duke arritur edhe kulminacionin me temperatura që pritet të shënojnë vlerat më të larta gjatë këtyre ditëve. Temperaturat sot pritet të arrijnë deri në 38 gradë celsius.
Nga dita e mërkurë një turbullirë nga Atlantiku do të kalojë mbi rajon, që pritet të sjellë edhe zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e mëngjesit të ditës së enjte, e më pas reshjet do të pushojnë. Ditën e enjte, nga veriu i kontinentit do të depërtojnë masa më të freskëta ajrore që do të zbresin temperaturat maksimale në 22C deri 25C.
13.08.2019 – Shumë nxehtë. Kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga juglindja 1-5m/s. Indeksi UV: 8.
14.08.2019 – Nxehtë, paradite kryesisht kthjellët dhe me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër. Erë mesatare dhe e fuqisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
RMV: Nesër dhe të martën do të kemi mot me diell, nga e mërkura do të fillojnë reshjet e shiut dhe borës
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren për të vepruar Prokuroria
Skepticizëm për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet
"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin
Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore