Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Arbër Rexhaj ka thënë se presidenti Hashim Thaçi gjatë këtyre tre muajve të fundit ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me deklaratat e tij.
“Ai [Thaçi] herë fliste për shkëmbime territoresh, e herë për korrigjim kufijsh. Në një far forme kjo nënkupton se Kosova duhet t’i jep territor Serbisë, kryesisht veriun e Kosovës”, tha Rexhaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Deputeti opozitar tha se janë të pakënaqur edhe me pozicionin e kryeministrit Ramush Haradinaj në raport me asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Haradinaj ashtu siç shkeli me dy këmbët e tij demarkacionin, do të veprojë njëjtë edhe me krijimin e një “zajednice”, që do të jetë si pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Rexhaj ka thënë se “mëkati” më i madh i AAK, NISMA dhe deputetëve të larguar nga Vetëvendosje është mbajtja e “zhagut” ndaj Hashim Thaçit.
“Ky ekip negociator i cili po i shkon mbrapa Thaçit, po e kryen pjesën teknike të negociatave… Nëse ka ndonjë të arritur të AAK-së, NISMA-s dhe këtyre deputetëve të larguar [nga Vetëvendosje] më negative në politikën e Kosovës, është që po ja mbajnë ‘zhagun’ Hashim Thaçit, i cili ose do të jep veriun, ose Ramushi për të mbajt pushtetin do të formojë ‘Zajednicën’”, deklaroi Rexhaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë