Prindërit e Astrit Deharit kanë biseduar edhe me Musa Xhaferin për ”ekstradimin në Maqedoni”
Xhemile dhe Avni Dehari, prindërit e Astrit Deharit të gjetur të vdekur në burgun e Prizrenit i kanë rrëfyer në emisionin Rubikon në KTV të gjithë detajet rreth burgosjes së djalit të tyre.
Xhemile Dehari e ka përmendur edhe emrin e ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë dhe zyrtarit të lartë të BDI-së, Musa Xhaferi, duke treguar edhe për një takim me të në Kumanovë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Gjatë gjitha vizitave Astriti më ka thënë se po më thonë se do të më ekstradojnë në Maqedoni, se ka qenë shtetas edhe i Maqedonisë edhe i Kosovës. Edhe veturën e ka pasur me regjistrimin e Maqedonisë. Na detyroi me shku një herë në Maqedoni për të pyet mos ka dosje edhe atje. Shkuam një herë me autobus. Shkuam edhe herë me veturën tonë. Shkuam me një tubim, promovim libri në Kumanovë. Ka qenë edhe Musa Xhaferi aty. Do ta ceki edhe me emër se e kemi shok dhe jemi njoft edhe më herët. Vet më thirri me një qosh në oborr dhe më thotë çka paske diçka ka fytyra. Unë bona hajgare, e pyeta ti a po lun me mu a? Një ma mbytët, një në burg, ka me ia mbajt? A osh normale kjo? Më pyeti, çka je tu fol? I thash Astritin e kam në burg. Më tha a je tu bo hajgare a me të vërtetë është në burg. E kam edhe një porosi prej Astritit me pyet a ka diçka në këtë drejtim. Unë në Maqedoni tash e dëgjoj se Astriti qenka në burg e për Maqedoni s’ka çka e sjellin në Maqedoni askush.”
Kështu e rrëfeu takimin me Musa Xhaferin, Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit.
Përndryshe, në Tetovë dhe në Kumanovë u mbajtën homazhe për aktivistin e Lëvizje Vetëvendosje, Astrit Dehari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve