LAJMI I FUNDIT:

Vijnë refuzimet e para për Italinë

Vijnë refuzimet e para për Italinë

Pas refuzimit të Roberto Mancinit edhe Fabio Capello dhe Claudio Ranieri hedhin poshtë mundësinë që të marrin drejtimin e përfaqësueses italiane.

Dy trajnerët e mirënjohur ishin mes kandidatëve, edhe pse nuk cilësoheshin si favoritë, për të zëvendësuar Antonio Conte-n në fund të Euro 2016.


Capello e nxori veten nga gara për stolin e të kaltërve, duke deklaruar që pavarësisht se ndihet krenar për faktin që ishte mes alternativave, nuk dëshiron më të punojë në një ekip përfaqësues.

“Kam eksperienca duke drejtuar Anglinë dhe Rusinë, por nuk dua të punoj më me ekipet Kombëtare. Nëse do të kisha oferta për të punuar përditë me një skuadër do të pranoja”.

Capello nuk punon prej vitit 2015, kur i dha fund bashkëpunimit me Federatën Ruse. Këtij qëndrimi i është bashkuar edhe Claudio Ranieri, i cili deklaroi se ëndërron të vazhdojë punën te Leicester edhe për 6-7 vjet të tjerë, përpara se të dalë në pension.
Kaq mjaftoi që klubi surprizë në këtë sezon në kampionatin anglez të përgatitet për t’i ofruar trajnerit rinovimin e kontratës, e cila përfundon në vitin 2018.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori