LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-ut

Veseli takoi një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-ut

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur sot në një takim një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-ut në Gjermani, të përbërë nga përfaqësues të ekzekutivit dhe legjislativit të këtij landi.

Ky delegacion kryesohej nga Gisela Erler, këshilltare shtetërore.

Kryetari i Kuvendit i informoi mysafirët nga Gjermania me zhvillimet e përgjithshme në vend, në veçanti me punën e Kuvendit të Kosovës në miratimin e shumë reformave legjislative në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë.


Veseli theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për integrimet evropiane. Ai vlerësoi përkrahjen që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Në këtë drejtim, ai theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të thellohet, duke theksuar nevojën që, në veçanti Landi i Baden Wüttenberg-ut, ta mbështesë Kosovën në edukim profesional sipas modelit gjerman, në ekspertizë në fushën e ekonomisë dhe mbështetje në raport me integrimin evropian.

Nga ana e tyre, anëtarët e delegacionit nga Gjermania vlerësuan progresin e arritur në Kosovë dhe shprehen gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori