LAJMI I FUNDIT:
Unikkatil

Unikkatil

158 Artikuj

Info

Viktor Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil është i lindur më 18 mars të vitit 1981 në Prishtinë.

Ai është një nga reperët më të njohur të estradës shqiptare.

Shkollën fillore e mbaroi në Prishtinë. Më pas u regjistrua në gjimnazin “Sami Frasheri”.

Vite më vonë ai emigroi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ku edhe vazhdon të jetojë.

Në karrierën e tij numëron shumë hite, ku ndër më të suksesshme cilësohen këngët ‘Demokraci, “Ta zhdukim policinë”, “Shota”, “U qova pi vorri”, Vetbëesim”, “Kuq e zi” etj.

Albumin e tij të parë “Shihemi N’perkujtime”, arrin ta publikojë në vitin 2002.

Në vitin 2012, Unikkatil vjen për të mbajtur një koncert gjigant për fansat e tij në Kosovë, në stadiumin e Prishtinës.

Ai vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore, ndërsa pëlqehet nga një masë e madhe e publikut shqiptar.

No posts found