LAJMI I FUNDIT:
Bebe Rexha

Bebe Rexha

1638 Artikuj

Info

Bleta “Bebe” Rexha (e lindur më 30 gusht të vitit 1989 në Brooklyn të New Yorkut) është një këngëtare shqiptare me famë botërore.

Ajo është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me tradita dhe kulturë shqiptarë nga prindërit e saj emigrantë, të cilët kanë prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Babai i saj, Flamuri, është nga Dibra, ndërkohë që nëna e saj, Bukurija, është nga Gostivari. Bebe Rexha ka edhe një vëlla më të vogël të quajtur Florent.

Bebe Rexha e ka nisur karrierën muzikore shumë e re, por mori emër tek në vitin 2014 kur kompozoi hitin “The Monster” të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem. Më pas ajo vazhdoi me publikimin e disa këngëve të saja, të cilat u bënë hite ndërkombëtare, ku ndër to veçohen: “Me, Myself And I” (bashkëpunim me G-Eazy), “In The Name Of Love” (bashkëpunim me Martin Garrix), “Meant To Be” (bashkëpunim me Florida Georgia Line), “I’m A Mess”, “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim me David Guettan) etj.

Është fituese e çmimeve të rëndësishme të muzikës si: MTV Video Music Awards, iHeart Radio Music Awards, Billboard Music Awards, MTV EMA e të tjera.

Në vitin 2019, Bebe Rexha nominohet në mbrëmjen më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards’ për dy kategori dhe në vitin 2023 gjithashtu nominohet për çmimin e tretë në këtë event të rëndësishëm.

“Unë dua të sjell ndërgjegjësimin për kulturën time dhe vendin nga vjen familja ime. Dhe kjo ishte vërtet e rëndësishme për mua”, ka thënë Bebe Rexha në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në vitin 2021.

Bebe Rexha në turne botërorë me këngëtaren amerikane (Foto)

Bebe Rexha në turne botërorë me këngëtaren amerikane (Foto)

Yjet
A po e imiton Bebe Rexha shqiptaren tjetër të famshme? (Foto)

A po e imiton Bebe Rexha shqiptaren tjetër të famshme? (Foto)

Po Flitet
Bebe Rexha tregon se është shqiptare, qan në emision (Video)

Bebe Rexha tregon se është shqiptare, qan në emision (Video)

Yjet
Bebe Rexha publikon bashkëpunimin me Nicki Minaj (Audio)

Bebe Rexha publikon bashkëpunimin me Nicki Minaj (Audio)

Muzikë
Kur do të publikohet kënga e re e Bebe Rexhës dhe Nicki Minaj?

Kur do të publikohet kënga e re e Bebe Rexhës dhe Nicki Minaj?

Muzikë
Bebe Rexha zhgënjen me pamjen dhe lëvizjet provokuese (Video)

Bebe Rexha zhgënjen me pamjen dhe lëvizjet provokuese (Video)

Yjet