LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet hedhja në treg e eurobondit

Shtyhet hedhja në treg e eurobondit

Edhe pse eurobondi, ishte parashikuar për t’u hedhur në treg në fillim të muajit shtator, Ministria e Financave Shqipërisë, gjykon se tashmë, me rishikimin e buxhetit, kthehet në plan të dytë, të paktën për këtë vit.

Vetëm nëse bankat ofrojnë kushte tepër të favorshme, të paktën nën 7.5 për qind interes, atëherë edhe mund të shikohet varianti i emetimit. Me reduktimin e buxhetit për rreth 39 miliardë lekë, emetimi i eurobondit nuk shihet me ngut, edhe pse tregjet janë qetësuar.

Strategjia për shtyrjen e borxhit do të pasojë me politika më të kujdesshme për huamarrjen e brendshme. Për të qenë sa më të ekuilibruar me nivelin e borxhit të jashtëm, i cili do të ndikohet nga disbursimet, dhe për këtë ministria nuk ka një parashikim të qartë, për pjesën e tregut të brendshëm, autoritetet do të tregohen mjaft konservatore.
Në ankandin e radhës nuk do të merren hua nga bankat vendase, por vetëm rishikim i termave, duke zgjatur afatet.

“Nuk kemi më presionin e muajve maj-qershor, kur kërkonim me ngulm kredi, qoftë edhe me interesa 8.5 për qind. Tashmë kemi qetësinë për të bërë zgjedhjen e duhur. Në këto kushte, eurobondi shikohet si mundësi e duhur vetëm për 2011-n”, saktëson Ministria e Financave.


Me rishikimin e buxhetit që parashikon uljen e deficitit buxhetor në 3.1 për qind, nga 7.1 për qind që ishte në 2009-n, do të reflektohet edhe në nivelin e huamarrjes së brendshme, pa qenë nevoja për të dalë nga limitet e lejuara, sikurse është vepruar në vitet e kaluara.

Deficiti buxhetor në buxhetin e rishikuar të vitit 2010 rezulton në rreth 38 miliardë. /Tch/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

WordPress › Error

Error establishing a Redis connection

To disable Redis, delete the object-cache.php file in the /wp-content/ directory.