LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni në FIFA – një grup marketingu gjobitet me një milion dollarë

Korrupsioni në FIFA – një grup marketingu gjobitet me një milion dollarë
FIFA (Foto by Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Një gjykatë federale në Brooklyn, SHBA-ve ka urdhëruar një kompani sportive të marketingut të paguajë një gjobë një milion dollarë si pjesë e një skandali korrupsioni të lidhur me FIFA-në.

Ky grup është i përfshirë e vitit të kaluar, e cila i kishte dhënë ryshfet zyrtarëve të futbollit në këmbim të të drejtave komerciale për turnetë e mëdha të futbollit.

Sipas një marrëveshjeje të mëparshme mbi pranimin e fajësisë, grupi më nuk do të funksionojë. Anëtar i “American Marketing Group”, Jose Havila ishte dëshmitar kyç në gjyqin kundër tre zyrtarëve të Amerikës së Jugut që u akuzuan për korrupsion.


Ai deklaroi para prokurorisë amerikane se së bashku me bashkëpunëtorët përgjatë disa viteve kanë paguar dhjetëra miliona dollarë në formë ryshfeti, të cilat i kishin fshehur me kontrata të falsifikuara.

Ai tha se në një rast, kompania e tij së bashku me dy kompani të tjera kanë paguar dhjetë milionë dollarë Jeffrey Webb, atëherë zëvendës-president i FIFA-s dhe kryetar i Konfederatës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF), në mënyrë që të sigurojë ndihmë në marrjen e të drejtave komerciale të Copa America 2016.

Ndryshe, në gjyqin për korrupsion, dy nga të akuzuarit janë shpallur fajtor së bashku me ish-presidentin e Brazilit, Jose Maria Marin dhe ish-presidentin e Paraguait, Angel en Road, ndërsa i treti është liruar, ish-presidenti i Perusë, Manuel Burham. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025

Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025

Ndërkombëtare
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij

Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij

Premier League
Kalo në kategori