LAJMI I FUNDIT:

KB Peja

Info

Klubi i Pejës është njëri prej klubeve më të suksesshme dhe të organizuara në Kosovë.  Ishte data 13 Mars e vitit 1993 kur në qytetin e Pejës krijohet zyrtarisht ekipi me emrin KB Peja.

Pejanët kanë fituar dy tituj kampioni dhe po aq herë e kanë fituar edhe Kupën e Kosovës pas luftës.

Pas pavarësimit të sportit në vitet e 90-ta kanë qenë skuadra më e suksesshme kosovare duke e fituar katër herë titullin.

Peja në dy vitet e fund ka marrë pjesë në Ligën Ballkanike me mjaftë sukses. Në herën e parë që morën pjesë ishin gjysmëfinalist dhe me pak fat do të kishin prekur edhe finalen.

Klubi ka vepruar edhe me emrin Dukagjini.

Tifozët

Ndeshjet si vendas i zhvillon në palestrën Karagaçi që ka një kapacitet prej 2.500 tifozë, por në ndeshje të forta numri është dukshëm më i madh.

Kanë një tifozëri të flaktë që quhen Shqiponjat dhe janë të pranishëm në çdo ndeshje të tyre.

SHQIPONJAT

Lojtarët

Në Pejë kanë luajtur shumë emra të njohur të basketbollit si Valdet Grapci, Samir Shaptahu, Edis Kuraja, Dardan Berisha, Ersid Ljuca, Gerti Shima,  Jozo Brkić, Hrvoje Puljko, Teo Simovic, Goran Kalamiza,  Dragan Pusic, Harouna Mutombo, George Odufuwa, Acie Earl, Fred House, Mario Edëards, Cyril Aëere, Ricardo Marsh, Dustin Scott etj.

Titujt

Kampion i Kosovës: 2003-2004, 2012-2013

Kupa e Kosovës: 2010-2011, 2014-2015

Super Kupa: 2015