LAJMI I FUNDIT:

Peja eliminohet nga Liga Ballkanike, Prishtina e mposhtë në vazhdime

Peja eliminohet nga Liga Ballkanike, Prishtina e mposhtë në vazhdime

KB Peja është eliminuar nga Liga Ballkanike duke u mposhtur nga Sigal Prishtina në palestrën Karagaçi me rezultat 74-72 pas vazhdimeve. Edhe nëse do të kishin fituar pejanët, do të ishin të eliminuar pasi Kozuvi mposhti Levskin në Sofie me rezultat 73-82.

Peja ishte me shumë mungesa në këtë takim, ku nuk luajti Drilon Hajrizi (suspendim), Nenad Delic (lëndim).


Sidoqoftë, tifozët e shumtë të grumbulluar dhe një lojë e mirë e Levskit në epërsi në pjesë të parë ndaj Kozuvit motivoi pejanët që të kërkojnë fitoren.

Çereku i parë i takoi pejanëve për një pikë, teksa i dyti prishtinasve me një pikë, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte me barazim.

Nga ana tjetër takimi në pjesë të dytë vazhdoi me dominim të Pejës, por që Prishtina ishte e saktë nga distanca dhe arriti të mbante rezultatin të nivelizuar.

Me 20 sekonda të mbetur në ndeshje ishte Peja që arriti të barazonte rezultatin dhe madje pas një gabimi në hapa të Washburn, të fitojë edhe një aksion.

Në aksionin e fundit të ndeshjes ishte Kevin Burëell ai që dështoi nga distanca në një aksion keq të ndërtuar nga trajneri Pavic dhe keq të konkretizuar nga lojtarët e Pejës. Kështu, ndeshja shkoi në vazhdime.

Shpirti luftarak u vërejt edhe në vazhdime, ku një epërsi prej tri pikësh ishte Alvan Veseli fenomenal që me një treshe arriti të barazojë rezultatin me më pak se 20 sekonda të mbetur.

Kemp ishte ai që shëoni dy pikë të tjera me një lay-up për Sigal Prishtinën, duke lënë 5 sekonda aksioni për Pejën që të barazojë dhe të dërgojë në tjera vazhdime duelin.

Megjithatë, mbrojtja e Prishtinës u tregua e fortë në sekondat e fundit dhe pas vazhdimeve sfidai përfundoi me rezultat 74-72 në dobi të mysafirëve të Prishtinës, shkruan Telegrafi.

Më i miri pa dyshim se ishte Fisnik Rugova me double-double prej 15 pikësh e 12 kërcimesh, teksa shkëlqyen edhe Alban Veseli me 19 pikë, e Davis me 21 pikë te Peja.

Te Prishtina shkëlqyen Warren me 21 pikë dhe Abukar me 18 pikë. Dardan Berisha realizoi 12 pikë ndaj ekipit të tij të fëmijërisë.

Kjo ishte fitorja e katërt e Prishtinës ndaj Pejës në vitin 2016.

Pas disfatës nga Liga Ballkanike, KB Pejës i mbetet të konsolidohet për play offin e Superligës së Kosovës, aty ku e ka mundësinë e vetme të mbetur për trofe këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori