LAJMI I FUNDIT:

Peja e fortë për Sigal Prishtinën (Foto)

Peja e fortë për Sigal Prishtinën (Foto)

Peja ka shënuar fitore në derbin më të madh kosovar në basketboll për këtë sezon në Superligë.

Pejanët para shikuesve të vetë në palestrën Karagaçi triumfuan kundër Sigal Prishtinës me rezultat 94:80, në saje të një paraqitje fantastike të Fisnik Rugovës.


Peja gjatë gjithë ndeshjes dominoi, megjithëse në radhët e pejanëve munguan tre basketbollistëve kryesor të ekipit, Nicholas Covington, Nenad Delic dhe Drilon Hajrizi, raporton Telegrafi.

dardani

Pejanët kanë treguar lojë më të mirë se prishtinasit në çerekun e parë dhe në saje të dy gabimeve teknike të njëpasnjëshme të basketbollistëve të “Plisave”, Muhamed Abukar dhe Dardan Berishës, ‘Shqiponjat’ këtë periudhë e përmbyllën në epërsi prej katër pikëve, 20:16.

Peja tregoi edhe në dhjetë minutshin e dytë lojë të mirë dhe fal lojës ekipore shtuan epërsinë, ku pjesën e parë e përfundoi në dobi të vetë me rezultat, 44:35.

Aty ku e la edhe e vazhdoi skuadra pejane. Vazhdoi të bombardoi koshin e kampionit aktual të Kosovës edhe në pjesën e dytë.

peja 2

Madje, pejanët në periudhën e tretë kishin epërsinë më të madhe në derbin kryesor kosovar këtë sezon në basketbollin kosovar, kur në semafor rezultati tregonte shifrat 61:49, por çereku i tretë përfundoi 65:61 në dobi të “Shqiponjave”.

Pejanët treguan se pse këtë sezon janë skuadra më e mirë në Superligë pasi që arritën të menaxhonin epërsinë e krijuar gjatë 30 minutave të para edhe në periudhën e fundit të takimit. Peja arriti të triumfon me epërsi prej 14 pikëve, përkatësisht me rezultat 94:80.

Basketbollisti më efikas te skuadra vendase ishte Fisnik Rugova, i cili arriti ‘double-double’ në saje të 25 pikëve dhe 15 kërcimeve. Në anën tjetër te mysafirët basketbollisti më efikas ishte Muhamed Abukar me 16 pikë dhe gjashtë kërcimesh.

fisnik rugova

Pas kësaj fitore, Peja mbetet lider i ligës elitare të basketbollit kosovar me 43 pikë, përkatësisht ka pesë pikë më shumë se vendi i dytë, Sigal Prishtina, e cila ka një ndeshje më pak shkaku i mos-zhvillimit së takimit me Sigkos Bashkimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori