LAJMI I FUNDIT:

Prishtina premton spektakël në finalen e nesërme për Ligën Ballkanike

Prishtina premton spektakël në finalen e nesërme për Ligën Ballkanike

Djemtë e Klubit Basketbollistik Sigal Prishtina kanë mbledhur forcat që t’i dalin përballë konkurrentit të tyre për të parin e Ligës Ballkanike. Nuk po ndihen fare të kërcënuar dhe premtojnë se për herë të dytë do ta sjellin në Kosovë trofeun e fitores.

Këtë herë do ta kenë përballë ekipin e KK Mornar të Malit të Zi, e për këtë ka disa javë që janë duke ushtruar.


Njëri nga lojtarët që do të jetë pjesë e ndeshjes së parë finale është edhe Mohammed Abukar, i cili në konferencën e sotme tha se ekipi të jetë entuziastë për këtë lojë.

Ai, konsideron se deri më tani edicioni ka qenë i gjatë dhe i mundimshme, por një fitore do ta shpërblente të gjithë mundin.

“Ekipi është shumë entuziast që finalet do të fillojnë nesër, ka qene një sezon i gjatë. Ju e dini se kemi pasur shumë ndeshje në drejtim të kësaj finaleje të Ligës Ballkanike dhe kjo është ajo që ne kemi kërkuar, kjo është koha kur ne do të shpërblehemi për gjithë kohën që e kemi shpenzuar në ushtrime dhe ndeshje. Pra ne jemi të fokusuar, jemi entuziastë dhe të lumtur që jemi këtu por ndihemi se e meritojmë, se duhet të jemi këtu”, tha Abukar.

KB Sigal Prishtina është dëshmuar si skuadër e një niveli tjetër në basketbollin kosovar, si me suksese ashtu edhe me organizim.

Por mungesa e një fushe është problemi më i madh që ka ky ekip. Trajneri Antonis Constantinides, tregon se si para finaleve, si kjo e Ballkan Ligës, klubi duhet të ushtrojë në fusha të huaja.

“Në këtë moment dua të them diçka sepse ka ndodhur edhe në të kaluarën, për mua është e papranueshme që një klub si Sigal Prishtina të mos ketë fushën e vet dhe që të na duhet që 3 ditë para finaleve të shkojmë dhe të bëjmë ushtime në fushë të huaj. Unë luaj në shumë lojëra evropiane, punoj në 3 shtete të ndryshme dhe për mua ky është një problem shumë i madh, shumë shumë i madh. Duhet të ju them se para se të ma jepnin hapësirën e lojës ne duhet të bënim disa praktika në fushë të huaj. Unë nuk e di se përgjegjësi e kujt është kjo dhe nuk më intereson ta di, çfarë më intereson si trajner është që ekipi im të ketë fushën e vet. Ky problem i Sigalit duhet të rregullohet sa më shpejtë që është e mundur, sepse për sa di dhe kam parë Sigal Prishtina, ekipi më i madh dhe më i suksesshëm në Kosovë, është i vetmi që nuk e ka fushën e vet”, ka thënë Constantinides.

Me gjithë këto sakrifica trajneri Constantinides beson se Sigal Prishtina do fitojë garën, edhe pse përballë do ta kenë një ekip mjaftë të fortë. Po ashtu edhe për shkak të sakrificave, trajneri thotë se e meritojnë një fitore të tillë.

Loja e nesërme nuk do të jetë vetëm emocion për fitore. Publiku që do të jetë i pranishëm do befasohen me lojërat dhe spektaklin që është përgatitur.

Këtë dhe detaje të tjera rreth shitjes së biletave i ka bërë të ditur njëri prej zyrtarëve të klubit Luan Maloku.

“Duke i marrë parasysh kapacitetet e sallës dhe kushteve të cilat jemi ne sot fillojmë shitjen e biletave në orën 15:00 para New Born-it. Dyert do të hapen në orën 17:30 dhe i kisha lut të gjithë publikut që ta bëjnë kontrollet dhe të gjitha detajet tjera për të hyrë në palestër. Ju lutem ejani më herët që të mos bëhet kallaballëk. Do të ketë shpërblime të mëdha nga të gjithë sponsorët tanë”, tha Maloku.

KB Sigal Prishtina dhe KK Mornar do të kenë ndeshjen e dytë finale me 20 prill.

Në trend Sport

Më shumë
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Ten Hag bën një arsyetim banal për humbjen e shkaktuar nga Arsenali

Ten Hag bën një arsyetim banal për humbjen e shkaktuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori