LAJMI I FUNDIT:

Arsenal

Info

Arsenali është një klub futbollistik anglez me bazë në Holloway të Londrës. Klubi bën gara në Ligën Premier, kampionatin elitar të futbollit anglez. Është një prej klubeve më të dekoruara angleze. Është themeluar në vitin 1886, ndërsa në vitin 1893 u bë klubi i parë nga jugu i Anglisë që u përfshi në ‘The Football League’.

 


Wenger i mërzitur nga humbja, por ka një mesazh për Barcelonën

Wenger i mërzitur nga humbja, por ka një mesazh për Barcelonën

Futboll
Behrami me Watfordin eliminon Arsenalin (Video)

Behrami me Watfordin eliminon Arsenalin (Video)

Nol Elshani
Watfordi shënon edhe golin e dytë kundër Arsenalit (Video)

Watfordi shënon edhe golin e dytë kundër Arsenalit (Video)

Premier League
Watfordi shokon Arsenalin (Video)

Watfordi shokon Arsenalin (Video)

Premier League
Arsenal-Watford, formacionet zyrtare

Arsenal-Watford, formacionet zyrtare

Premier League
Wilshere kërkohet nga rivali lokal i Arsenalit

Wilshere kërkohet nga rivali lokal i Arsenalit

Premier League
Të gjithë e duan mbrojtësin e Chelseat

Të gjithë e duan mbrojtësin e Chelseat

Premier League
Arsenali mendon për Moratan

Arsenali mendon për Moratan

Serie A
Mësohet shuma që Arsenali duhet të paguajë për Sadiq

Mësohet shuma që Arsenali duhet të paguajë për Sadiq

Premier League
Ramsey mungon një muaj

Ramsey mungon një muaj

Premier League
Barcelona dominon edhe në internet

Barcelona dominon edhe në internet

Liga e Kampionëve
Ironizon Scholes: Vendi i katërt është i destinuar për Arsenalin

Ironizon Scholes: Vendi i katërt është i destinuar për Arsenalin

Liga e Evropës
Marseille i cakton çmimin Batshuayit

Marseille i cakton çmimin Batshuayit

Ligue 1
Kur derbit lokalë kthehen në derbi të mëdhenj evropianë (Foto/Video)

Kur derbit lokalë kthehen në derbi të mëdhenj evropianë (Foto/Video)

Lavdim Pireva
Arsenali pas portierit të Realit

Arsenali pas portierit të Realit

Premier League
Ende nuk dihet e ardhmja e dy yjeve të Interit

Ende nuk dihet e ardhmja e dy yjeve të Interit

Serie A
Lojtarët e lënduar të Arsenalit dhe koha e rikthimit (Foto)

Lojtarët e lënduar të Arsenalit dhe koha e rikthimit (Foto)

Arbios Kryeziu
Arsenali i gatshëm të konkurrojë me klubet e mëdha për Gundogan

Arsenali i gatshëm të konkurrojë me klubet e mëdha për Gundogan

Premier League
Arsenali e dëshiron ‘Di Marian e ri’

Arsenali e dëshiron ‘Di Marian e ri’

Premier League
Lajm i mirë për tifozët e Ligës Premier

Lajm i mirë për tifozët e Ligës Premier

Premier League
Tifozët kanë një mesazh për Wengerin

Tifozët kanë një mesazh për Wengerin

Premier League
“Gjykojeni Arsenalin në fund të sezonit”

“Gjykojeni Arsenalin në fund të sezonit”

Futboll
Arsenali kalon në çerekfinale (Video)

Arsenali kalon në çerekfinale (Video)

Futboll
Shënon Giroud ndaj Hullit (Video)

Shënon Giroud ndaj Hullit (Video)

Futboll

ars

Klubi futbollistik i Arsenalit është themeluar në vitin 1886 në Woolwich, ndërsa në vitin 1893 u bë klubi i parë nga jugu i Anglisë që u përfshi në ‘The Football League’. Në vitin 1913 u zhvendos në veri të Londrës në Stadiumin e Arsenalit në Highbury. Në vitin 1933, Herbert Chapman i ndryshoi ngjyrat e tyre tradicionale duke përfshirë mëngët e bardha.

Nga viti 2006, klubi është vendosur në Emirates Stadium në afërsi të Holloway. Nga viti 1919 e këndej, asnjëherë nuk ka rënë nga liga superiore që është kohë rekorde në futbollin anglez. Në vitet e tridhjeta fituan pesë kampionate dhe dy Kupa FA, ndërsa pas luftës fituan edhe një tjetër Kupë FA dhe dy kampionate.

Në sezonin 1970/1971, Arsenali për herë të parë fitoi kupën e dyfishtë, atë të Ligës dhe atë FA. Në vazhdim, George Graham dhe Arsene Wenger shijuan pesë titujt kampioni, shtatë Kupa FA dhe dy dyshe të tjera (së bashku me Kupën e Ligës) dhe arritën në finale të Ligës së Kampionëve. Nën drejtimin e menaxherit aktual, Arsenali ka regjistruar rekorde për më së shumti ndeshje radhazi pa humbje dhe më së shumti fitore radhazi, ndërsa përfunduan një sezon të plotë (38 ndeshje) pa humbje, duke thyer rekordin e Preston North End, i cili kishe qëndruar për 115 vite.

Topçinjtë janë një prej klubeve më të dekoruara angleze me 41 trofe vendore dhe dy evropiane, duke përfshirë 13 tituj kampionalë dhe rekord prej 12 trofesh të FA Cup. Bën pjesë në klubet me më së shumti tifozë dhe besohet të jetë në dhjetë vendet e para. Revista Forbes në vitin 2015 e ka vlerësuar klubin në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh.

hentitull

TROFETË kryesore

Vendore

Liga Premier (Divizioni i parë deri në vitin 1992) (13): 1930–31, 1932–33, 1933–34, 1934–35, 1937–38, 1947–48, 1952–53, 1970–71, 1988–89, 1990–91, 1997–98, 2001–02, 2003–04.

FA Cup (13): 1929–30, 1935–36, 1949–50, 1970–71, 1978–79, 1992–93, 1997–98, 2001–02, 2002–03, 2004–05, 2013–14, 2014–15, 2016–17 (rekord)

League Cup (2): 1986–87, 1992–93.

FA Community Shield (FA Charity Shield deri në vitin 2002) (15): 1930, 1931, 1933, 1934, 1938, 1948, 1953, 1991 (shared), 1998, 1999, 2002, 2004, 2014, 2015, 2017.

Mercantile Credit Centenary Trophy (1): 1988–89.

London Challenge Cup (10): 1921–22, 1923–24, 1930–31, 1933–34, 1935–36, 1953–54, 1957–58, 1961–62, 1962–63, 1969–70 (rekord).

Sheriff of London Charity Shield (4): 1931, 1933, 1965, 1966 (rekord)

Southern Professional Floodlit Cup (1): 1958–59

London Senior Cup (1): 1890–91.

London Charity Cup (1): 1890.

Kent Senior Cup (1): 1890.

 

Evropiane

European Cup Winners’ Cup (1): 1993–94

Inter-Cities Fairs Cup (1): 1969–70

 

Të tjera

Premier League Asia Trophy (1): 2015

Kupat dyshe

1970–71: League dhe FA Cup

1992–93: FA Cup dhe League Cup

1997–98: League dhe FA Cup

2001–02: League dhe FA Cup

arsenalrivals

Rivaliteti

Derbi kryesor i Arsenalit është ai kundër Tottenham Hotspur, klub me të cilin ka rivalitet lokal. Sipas një sondazhi të bërë në dhjetor të vitit 2003, tifozët e Topçinjve i kanë etiketuar pikërisht Spursat si rivalët kryesorë. Klubi i dytë rival i Arsenalit konsiderohet Manchester Unitedi. Edhe pse me Chelsean ka po ashtu rivalitet të madh, në këtë sondazh, Blutë janë renditur si të tretët në listën e ‘armiqve’ të Topçinjve. Manchester City dhe Liverpooli pasojnë këtë renditje.

 

Nofkat

Tifozët e Arsenalit zakonisht etiketohen si ‘Gooners’, emër që daton nga nofka e klubit, ‘Gunners’ (Topçinjtë).

The Untouchables (Të Paprekshmit)

The Invincibles (Të Pamposhturit)

emirates

Stadiumet

Gjatë kohës kur ishte në juglindje të Londrës, Arsenali ka luajtur në Manor Ground në Plumstead, pos në një periudhë trevjeçare (1890-1893) kur ka luajtur në Invicta Ground. Pas zhvendosjes në veri të Londrës, klubi ka luajtur në Arsenal Stadium, më së shumti të njohur si Highbury, i cili ishte shtëpi e klubit nga viti 1913. Highbury kishte kapacitet prej 57.000 ulësesh, por gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve kapaciteti ishte shumë më i zvogëluar. Për këtë arsye, Arsenali i zhvillonte ndeshjet e garës evropiane në Wembley para 70.000 spektatorëve. Pas problemeve me stadiume, në vitin 2000, klubi vendosi që të ndërtonte një stadium të ri në Ashburton Grove të quajtur Emirates Stadium me kapacitet prej 60.361 ulësesh. Ndërtimi përfundoi në vitin 2006 para fillimit të atij sezoni (2006/2007), dhe vazhdon të jetë shtëpia e klubit edhe në ditët e sotme.

Faqja zyrtare e Arsenalit.