Arsenal
Interi etiketon tre emra të mundshëm si pasues të Hakimit
Arsenali ofron 50 milionë euro për transferimin e Ben White
Arsenali dhe Roma kanë rënë dakord për çmimin e Granit Xhakës
Legjenda angleze, Sol Campbell: Italia ka treguar futbollin më të mirë deri tani në Euro 2020
Roma afër marrëveshjeve me Granit Xhakën dhe Rui Patricion
Arsenali dërgon ofertë zyrtare në drejtim të Lyonit për Aouar
Skuadrat e mëdha angleze në garë për Alexander Isak, Sociedadi ia vendos çmimin
Xhaka gjithnjë e më afër Romës, gjiganti italian rrit më shumë ofertën në drejtim të Arsenalit
Trend Sport
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
Motta zbulon arsyen se pse Cambiaso nuk shkoi te Man City
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane
Zbulohen 380 përballjet dhe datat në Ligën Premier për edicionin 2021/22 – derbi qysh në javën e parë
Arsenali e ka refuzuar ofertën e Romës për Xhakën
Freuler shton akoma më shumë spekulimet: Xhaka më ka pyetur se si janë rrugët në Itali
Xhaka ndryshon krejtësisht pamjen në evropian, por bashkëshortja e tij shokohet kur e sheh në kamerë
Arsenali në bisedime me Nabil Fekir
Tri klube angleze në garë për Coutinhon
Xhaka për transferimin te Roma: Do ta kuptoni kur të ndodh
Granit Xhaka dëshiron të bashkohet me çdo kusht me Romën, kërkon nga Arsenali ta ul çmimin e kërkuar
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati
Juventusi ofron Ramseyn për Bellerinin
Klubet e Ligës Premier që u larguan nga projekti i Superligës Evropiane pajtohen të paguajnë afro 25 milionë euro gjobë
Arsenali afër shitjeve të Xhakës dhe Bellerinit
Arsenali përfshihet në garë për Calhanoglun
Arsenali e bën prioritet rikthimin e Odegaard
Arsenali fillon bisedimet me Wolves për transferimin e Ruben Neves
Arsenali dhe Atletico Madridi janë afër të arrijnë një marrëveshje të madhe shkëmbimi
Corriere dello Sport: Roma e sheh Cengiz Underin si çelës për të arritur te Granit Xhaka
Klubi futbollistik i Arsenalit është themeluar në vitin 1886 në Woolwich, ndërsa në vitin 1893 u bë klubi i parë nga jugu i Anglisë që u përfshi në ‘The Football League’. Në vitin 1913 u zhvendos në veri të Londrës në Stadiumin e Arsenalit në Highbury. Në vitin 1933, Herbert Chapman i ndryshoi ngjyrat e tyre tradicionale duke përfshirë mëngët e bardha.
Nga viti 2006, klubi është vendosur në Emirates Stadium në afërsi të Holloway. Nga viti 1919 e këndej, asnjëherë nuk ka rënë nga liga superiore që është kohë rekorde në futbollin anglez. Në vitet e tridhjeta fituan pesë kampionate dhe dy Kupa FA, ndërsa pas luftës fituan edhe një tjetër Kupë FA dhe dy kampionate.
Në sezonin 1970/1971, Arsenali për herë të parë fitoi kupën e dyfishtë, atë të Ligës dhe atë FA. Në vazhdim, George Graham dhe Arsene Wenger shijuan pesë titujt kampioni, shtatë Kupa FA dhe dy dyshe të tjera (së bashku me Kupën e Ligës) dhe arritën në finale të Ligës së Kampionëve. Nën drejtimin e menaxherit aktual, Arsenali ka regjistruar rekorde për më së shumti ndeshje radhazi pa humbje dhe më së shumti fitore radhazi, ndërsa përfunduan një sezon të plotë (38 ndeshje) pa humbje, duke thyer rekordin e Preston North End, i cili kishe qëndruar për 115 vite.
Topçinjtë janë një prej klubeve më të dekoruara angleze me 41 trofe vendore dhe dy evropiane, duke përfshirë 13 tituj kampionalë dhe rekord prej 12 trofesh të FA Cup. Bën pjesë në klubet me më së shumti tifozë dhe besohet të jetë në dhjetë vendet e para. Revista Forbes në vitin 2015 e ka vlerësuar klubin në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh.
TROFETË kryesore
Vendore
Liga Premier (Divizioni i parë deri në vitin 1992) (13): 1930–31, 1932–33, 1933–34, 1934–35, 1937–38, 1947–48, 1952–53, 1970–71, 1988–89, 1990–91, 1997–98, 2001–02, 2003–04.
FA Cup (13): 1929–30, 1935–36, 1949–50, 1970–71, 1978–79, 1992–93, 1997–98, 2001–02, 2002–03, 2004–05, 2013–14, 2014–15, 2016–17 (rekord)
League Cup (2): 1986–87, 1992–93.
FA Community Shield (FA Charity Shield deri në vitin 2002) (15): 1930, 1931, 1933, 1934, 1938, 1948, 1953, 1991 (shared), 1998, 1999, 2002, 2004, 2014, 2015, 2017.
Mercantile Credit Centenary Trophy (1): 1988–89.
London Challenge Cup (10): 1921–22, 1923–24, 1930–31, 1933–34, 1935–36, 1953–54, 1957–58, 1961–62, 1962–63, 1969–70 (rekord).
Sheriff of London Charity Shield (4): 1931, 1933, 1965, 1966 (rekord)
Southern Professional Floodlit Cup (1): 1958–59
London Senior Cup (1): 1890–91.
London Charity Cup (1): 1890.
Kent Senior Cup (1): 1890.
Evropiane
European Cup Winners’ Cup (1): 1993–94
Inter-Cities Fairs Cup (1): 1969–70
Të tjera
Premier League Asia Trophy (1): 2015
Kupat dyshe
1970–71: League dhe FA Cup
1992–93: FA Cup dhe League Cup
1997–98: League dhe FA Cup
2001–02: League dhe FA Cup
Rivaliteti
Derbi kryesor i Arsenalit është ai kundër Tottenham Hotspur, klub me të cilin ka rivalitet lokal. Sipas një sondazhi të bërë në dhjetor të vitit 2003, tifozët e Topçinjve i kanë etiketuar pikërisht Spursat si rivalët kryesorë. Klubi i dytë rival i Arsenalit konsiderohet Manchester Unitedi. Edhe pse me Chelsean ka po ashtu rivalitet të madh, në këtë sondazh, Blutë janë renditur si të tretët në listën e ‘armiqve’ të Topçinjve. Manchester City dhe Liverpooli pasojnë këtë renditje.
Nofkat
Tifozët e Arsenalit zakonisht etiketohen si ‘Gooners’, emër që daton nga nofka e klubit, ‘Gunners’ (Topçinjtë).
The Untouchables (Të Paprekshmit)
The Invincibles (Të Pamposhturit)
Stadiumet
Gjatë kohës kur ishte në juglindje të Londrës, Arsenali ka luajtur në Manor Ground në Plumstead, pos në një periudhë trevjeçare (1890-1893) kur ka luajtur në Invicta Ground. Pas zhvendosjes në veri të Londrës, klubi ka luajtur në Arsenal Stadium, më së shumti të njohur si Highbury, i cili ishte shtëpi e klubit nga viti 1913. Highbury kishte kapacitet prej 57.000 ulësesh, por gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve kapaciteti ishte shumë më i zvogëluar. Për këtë arsye, Arsenali i zhvillonte ndeshjet e garës evropiane në Wembley para 70.000 spektatorëve. Pas problemeve me stadiume, në vitin 2000, klubi vendosi që të ndërtonte një stadium të ri në Ashburton Grove të quajtur Emirates Stadium me kapacitet prej 60.361 ulësesh. Ndërtimi përfundoi në vitin 2006 para fillimit të atij sezoni (2006/2007), dhe vazhdon të jetë shtëpia e klubit edhe në ditët e sotme.
Trend Sport
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar