LAJMI I FUNDIT:

Interi etiketon tre emra të mundshëm si pasues të Hakimit

Interi etiketon tre emra të mundshëm si pasues të Hakimit

Interi thuhet se ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e Achraf Hakimit në krahun e djathtë të mbrojtjes, dhe Manuel Lazzari, Hector Bellerin dhe Davide Zappacosta janë duke u lidhur me Nerazzurrët.

Hakimi duket se do të sakrifikohet për të rregulluar llogaritë te Interi dhe për të lehtësuar buxhetin, por ish-lojtari i Real Madridit është vështirë të zëvendësohet.


Reprezentuesi i Marokut arriti nga Real Madrid verën e kaluar dhe ndihmoi Interin të fitonte Scudetton e tyre të parë në 11 vjet.

Hakimi luajti 37 ndeshje në Serie A nën drejtimin e Antonio Contes sezonin e kaluar, duke kontribuar në shtatë gola dhe 10 asistime.

Por, mbrojtësi i krahut duket se do të largohet nga Milano tashmë pas një sezoni, pasi Interi po kërkon të fitojë të paktën 65 milionë euro nga shitja e tij.

Sipas mediumi La Gazzetta dello Sport, nga shuma e fituar, Interi është i gatshëm të shpenzojë 15 milionë euro për ta zëvendësuar atë dhe Nerazzurrët kanë si synim Lazzarin, mbrojtësin e krahut të Lazios.

Mbrojtësi i djathtë spanjoll i Arsenalit, Hector Bellerin përmendet gjithashtu si një operacion i mundshëm për të mbushur boshllëkun e lënë nga Hakimi, ndërsa 29-vjeçari Davide Zappacosta mund të jetë një opsion me kosto të ulët, pasi marrëveshja e tij me Chelsean skadon verën e ardhshme.

Denzel Dumfries është lidhur me Nerazzurrët, por mbrojtësi Hohlandez do të kushtonte shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori