Breshka e quajtur Jonathan, e cila jeton në ishullin e Shën Helenës në Atlantik, me 178 vitet e saj konsiderohet të jetë kafsha më e vjetër në planet.
Përkundër viteve Jonathan, sipas banorëve lokalë, edhe më tutje mbahet mirë dhe rregullisht çifton tri breshka femra më të reja. Zëdhënësi i sektorit turistik të ishullit sqaroi se Jonathan është në pronësi të qeverisë së Shën Helenës dhe jeton në një plantacion të veçantë në tokën e guvernatorit. Asaj i bëjnë shoqëri edhe pesë breshka më të reja. Kur u soll në ishull më 1882 ajo ishte një breshkë e rritur dhe kishte rreth 50 vjet.
Për këtë arsye tash konsiderohet se ka më së paku 178 vite dhe është banori më i vjetër i Shën Helenës, ndërsa besohet se është edhe breshka më e vjetër në botë. Emrin e mori në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, ndërsa atë e pagëzoi guvernatori i atëhershëm Spencer Davis. Breshka njihet pasi që ka edhe një fotografi bardh e zi që daton në vitin 1900.
Ishulli i Shën Helenës ka 4.200 banorë. Në histori njihet për izolimin e Napoleonit më 1815. Ai është mbajtur i burgosur në këtë ishull deri më 1821 dhe aty është varrosur pas vdekjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)
![Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-9-780x439.png)
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre
![Binjakët fituan zemrat e publikut me kërcimin e tyre me perde, skena është shumë e lezetshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/c1fff159-3b41-49d7-9097-46b7899f8ded-780x439.jpg)
Binjakët fituan zemrat e publikut me kërcimin e tyre me perde, skena është shumë e lezetshme
![Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_43-780x439.png)
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia
![Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-9-780x439.png)
Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)