Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përkushtim të shtuar për të finalizuar procesin e numërimit të votave.
Kurti gjatë mbledhjes gjatë mbledhjes së tha se qytetarët janë duke pritur që të përmbushet obligimi për formimin e institucioneve nga ta si fituesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Nga ju kolegë pres që të vazhdoni punët e mirë me po të njëjtin ritëm”, tha Kurti.
Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se javën e ardhshme do të kenë rezultatet përfundimtare për subjekte politike nga ky proces.
“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave. Sot fillon numërimi i votave të diasporës dhe sipas KQZ-së më së largu javën e ardhshme i kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike. Të gjithë presim nga KQZ më shumë angazhime për procesin e përfundimit të numërimit të votave. Pjesëmarrje më të lartë në zgjedhje pati dhe diaspora e cila pati mundësi edhe me postë edhe përmes ambasadave e konsulatave tona të japin votën e tyre”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë