LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Holandë-Angli

Gjysmëfinalja Holandë 1–2 Angli: Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

Përditesuar 10/07/2024 12:50

Anglia ka kaluar në finale të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën më 14 korrik, pasi eliminoi Holandën me rezultat 2-1 në gjysmëfinale.



array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 23:59:13" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 23:59" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 23:59

Kaq për këtë gjysmëfinale mes Anglisë dhe Holandës

Telegrafi iu mbajti të informuar në kohë reale për gjithçka rreth kësaj ndeshje. Për t’i lexuar të gjitha lajmet kliko këtu…

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 23:57:03" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 23:57" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 23:57

Kush është Ollie Watkins, ‘heroi’ i ‘Tre Luanëve’ që i dërgoi në finalen e madhe

Ollie Watkins është futbollist profesionist anglez, i cili luan si sulmues për klubin Aston Villa në Ligën Premier dhe për Kombëtaren e Anglisë.

Ai sot u bë edhe më i njohur për shënimin e golit të fitores së Anglisë ndaj Holandës, në gjysmëfinalen e Euro 2024, ku në finale do të ndeshjet me Spanjën.

Karriera e Ollie Watkins, si profesionist filloi te Exeter City, ku ai shpejt tregoi talentin e tij si një sulmues i aftë dhe i shpejtë. Ai kaloi disa sezone me këtë klub, duke u bërë një lojtar kyç.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 23:55:27" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 23:55" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 23:55

Gary Neville dhe Ian Wright bënë debat “të nxehtë” për penalltinë e Anglisë

Gary Neville dhe Ian Wright patën një shkëmbim të nxehtë fjalësh mbi vendimin e penalltisë së dhënë për Anglinë në gjysmëfinalen e tyre të Euro 2024 kundër Holandës.

Harry Kane mori përgjegjësinë dhe e konvertoi penalltinë në gol, duke shënuar të tretin e tij në turne.

Gjyqtari Felix Zwayer fillimisht e kishte nisur lojën pas kontaktit mes Kane dhe Denzel Dumfries ndërsa kapiteni i Anglisë goditi në portë.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 23:54:35" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 23:54" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 23:54

Notat e lojtarëve, Holandë 1-2 Angli: Watkins dhe Palmer vlerësime të larta për pak minuta

Anglia ka kaluar në finale të Euro 2024, aty ku do të përballet me panjën më 14 korrik, pasi eliminoi Holandën me rezultat 2-1 në gjysmëfinale.

Një pjesë e parë e bukur, pasi dy skuadrat luftuan dhe krijuan shumë me Xavi Simons dhe Harry Kane që shënuan golat. Ndeshja u vendos nga Ollie Watkins që shënoi në minuta shtesë për t’ia dhënë fitoren Anglisë.

Anglia si skuadër kishte vlerësim më të lartë sipas SofaScore me notën 7.06, ndërsa Holanda kishte notë të përgjithshme prej 6.72.


array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 22:57:43" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 22:57" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 22:57

Mbyllet ndeshja

Anglia kalon tutje.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 22:51:49" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 22:51" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 22:51

GOOOOOOOOL

90+1′  Anglia merr epërsinë në minutën e parë të kohës shtesë. Shënon Ollie Watkins.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 22:40:53" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 22:40" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 22:40

79′ Anglia shënon me Bukayo Saka, por gjatë aksionit kishte pozitë jashtë loje. Anulohet goli.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 22:28:24" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 22:28" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 22:28

65′ Holanda rrezikon. Harkim i bukur në zonë, Van Dajk gjuan, por Pickford mbron.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 22:07:29" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 22:07" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 22:07

Fillon pjesa e dytë

45′ Ronald Koeman largon nga loja Donyell Malen dhe fut Wout Weghorstin. Ndërsa Gareth Southgate largon Kieran Trippier, ndërsa në vend të tij futet Luke Shaw.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 21:48:55" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 21:48" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 21:48

Mbyllet pjesa e parë

Një dominim i anglezëve si me raste ashtu edhe me posedim të topit pas 45 minutave të para.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 21:32:55" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 21:32" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 21:32

32′ Tjetër shtyllë. Kësaj radhe Phil Foden gjuan nga 25 metra, por topi ndalet në shtyllë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 21:32:12" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 21:32" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 21:32

30′ Dumfries gjuan bukur, top ndalet në shtyllë. Holanda afër golit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 21:25:20" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 21:25" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 21:25

21′ Phil Foden bukur futet në zonë, gjuan lehtë, topin nga vija e largon një nga mbrojtësit holandez. Super rast për Anglinë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 21:22:06" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 21:22" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 21:22

GOOOOOOL

18′ Harry Kane i saktë nga penalltia dhe barazon shifrat. 

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 21:17:57" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 21:17" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 21:17

Penallti për Anglinë

15′ Pasi u rishikua në VAR, gjyqtari vendosi për penallti. Kane pasi goditi topin, u godit nga Dumfires.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 21:14:54" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 21:14" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 21:14

13′ Harry Kane gjuan bukur, por topi shkon mbi portë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 21:08:17" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 21:08" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 21:08

GOOOOOL

7′ Xavi Simons me një super goditje nga 20 metra arriti ta zhbllokojë ndeshjen.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 21:01:13" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 21:01" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 21:01

Nis ndeshja

1′ Anglia ja nis me topin nga mesi i fushës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 20:24:52" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 20:24" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 20:24

Verbruggen apo Pickford? Kush është më i mirë në pritjen e penalltive

Spanja po pret rivalin, mes Holandës dhe Anglisë, e cila zhvillohet sot nga ora 21:00 në Signal Iduna Park për të përcaktuar se cila skuadër do të luajë me skuadrën e Luis de la Fuente në finalen e Euro 2024.

Këto ndeshje priren të jenë shumë të ngushta gjatë 90 minutave, madje shumë kalojnë në kohën shtesë dhe më pas në penallti, ku portierët kanë një rol të madh në përcaktimin e ndeshjes.

Sytë e fansave të ekipeve, do të jenë te Bart Verbruggen dhe Jordan Pickford , që do t’i ruajnë portat respektive. Por si janë statistikat e tyre me penalltitë.


Lexo tekstin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-10-2024 20:12:29" ["time"]=> string(16) "10/07/2024 20:12" ["update"]=> bool(false) } 10/07/2024 20:12

Finalisti i dytë: Holanda dhe Anglia futen me “peshat e rënda” – formacionet zyrtare

Holanda dhe Anglia do të përcaktojnë sonte (10 korrik) finalistin e dytë në Euro 2024, aty ku i pret Spanja që eliminoi Francën.

Lajmi i plotë>>>