Euronews Albania ka siguruar vendimin për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Në dosje mësohet se avokatja Valentina Teodoresku që u caktua kryesisht nga Gjykata e Posaçme GJKKO për seancën e marrjes në pyetje dhe vlerësimin e masës së sigurisë për Berishën ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe të urdhërohet që t’i drejtohet Kuvendit.
Siç ka deklaruar ajo, Berisha është deputet dhe duhet të respektohet Kushtetuta.
Ndërkohë, përfaqësues të Partisë Demokratike e kanë cilësuar Teodoreskun “patronazhiste” dhe “komuniste”. Në një deklaratë për gazetarin e Euronews Albania, Eni Ferhati ajo tha se pavarësisht akuzave është treguar profesioniste.
Ish-kryeministri është person nën hetim nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit