OBRM-PDUKM: Grubi qëndron pas çdo marrëveshje korruptive në Maqedoni
Grubi padyshim është nervoz, nëse dëshiron që qëllimisht t’i harrojë disa gjëra, mund t’ia kujtojmë kolltukun e OBRM-PDUKM-së, në të cilin ka lënë një vrimë nga ndeja dhe shoqërimi me Gruevskin dhe Mijallkovin, reagojnë nga OBRM-PDUKM.
“Dëshpërimi i autoriteteve të BDI-së dhe LSDM-së është drejtpërdrejt proporcional me gënjeshtrat e Grubit, të cilat ai i sajon publikisht. Nisur nga intervista e fundit e Grubit, dëshpërimi ka arritur në një shkallë alarmante. Deklaratat konfuze dhe kontradiktore të Grubit janë dëshmi se ai është nervoz. Ai mund të pretendojë se ka rënë nga Marsi, por të gjithë e dinë se ai qëndron pas çdo krimi të madh apo marrëveshjeje korruptive në Maqedoni dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi.
Përveç kësaj, Grubit pëlqen të harrojë qëllimisht disa gjëra ose t’i mbulojë ato me disa nga trillimet e tij. Në njërën nga zyrat në selinë e OBRM-PDUKM-së është një kolltuk, për të cilin legjenda thotë se Grubi ka bërë një vrimë ulur gjatë udhëheqjes së mëparshme të partisë. Nëse do dhe nëse është gati, mund t’i kujtojmë orët e kaluara në selinë e OBRM-PDUKM-së dhe lavdërimet për miqësinë me Gruevskin dhe Mijallkovin”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përmbytjet në Vlorë, bëhet evakuimi i 55 familjeve
Toshkovski: Instalojmë kamera rrugore për sigurinë e qytetarëve, shifrat e aksidenteve janë shqetësuese
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë
Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet
Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor
Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen dy prej tyre
Kurti: Mbështetjen masive që po e gëzon kjo Qeveri do të tentojnë ta minimizojnë me fushata shpifëse
Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin