Sot ka ndodhur një aksident trafiku në Zagreb, ku ka humbur jetën një polic.
Siç njoftoi sot policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:44 gjatë stërvitjes së drejtimit të mjetit special “Polaris” në argjinaturën buzë lumit Sava, në afërsi të urës së Jankomirit, pasi mjeti special në të cilin ndodheshin katër policë është rrotulluar.
Si pasojë e përmbysjes së veturës janë lënduar efektivë policorë, ndërsa në vendngjarje janë dërguar shërbimet emergjente mjekësore dhe zjarrfikëset, raporton index.hr.
Të gjithë efektivët e policisë janë transportuar në spital për të marrë tretman mjekësor. Fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë gjatë ndihmës së shpejtë mjekësore, ndërsa tre të tjerët sipas informacioneve të deritanishme janë jashtë rrezikut për jetën, thuhet në komunikatë.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se familjarët e policit të ndjerë shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta dhe premtojnë se do t’u ofrojnë të gjithë mbështetjen që munden.
Në vendin e ngjarjes do të kryhen hetime, të cilat do të menaxhohen nga Prokuroria Komunale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet