LAJMI I FUNDIT:

Erdogan takon të mbijetuarit në qytetin e shkatërruar – premton shtëpi të reja, thotë se askush nuk do të mbetet në rrugë

Erdogan takon të mbijetuarit në qytetin e shkatërruar – premton shtëpi të reja, thotë se askush nuk do të mbetet në rrugë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pranuar se ka pasur disa probleme në reagimin në ditën e parë të tërmeteve, por i ka kërkuar popullit turk të jetë i durueshëm dhe i bashkuar.

Ai tha se kishte pasur probleme me rrugët dhe aeroportet, por se çdo gjë do të përmirësohej nga dita në ditë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Erdogan theksoi gjithashtu se qytetarët duhet t’i kushtojnë vëmendje komunikimit nga autoritetet dhe të injorojnë “provokatorët”, pasi mijëra njerëz ankohen për mungesën e burimeve dhe reagimin e ngadaltë nga zyrtarët.

Do të ndërtohen shtëpi të reja, tha ai, duke premtuar se askush nuk do të mbetet në rrugë.

“Kjo është koha që ne të jemi të bashkuar”, shtoi Erdogan.

Ai gjithashtu konfirmoi se familjet e prekura do të marrin një total prej në vlerë prej 500 eurove për të ndihmuar me pasojat e tragjedisë.

Ndërkohë janë shfaqur fotografi të presidentit Erdogan duke u takuar me qytetarët në qytetin Kahramanmaras, i cili u shkatërrua nga tërmeti.

Ndryshe, më shumë se 11,700 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Turqi dhe Siri pas një serie tërmetesh të fuqishme.

Përditësimi vjen pasi presidenti Erdogan tha se numri në vendin e tij ky numër ka shkuar në 9,057.

E ministri i Shëndetësisë i Sirisë i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Sana se 1,262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të vendit.

Helmetat e Bardha, një grup që orkestron operacionet vullnetare të kërkimit dhe shpëtimit në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, kanë regjistruar 1,400 vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Kalo në kategori