Sot është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi, ku siç ka konfirmuar kryeministri në largim, Dritan Abazoviq, 28 shtetas të huajve iu është ndaluar hyrja në këtë vend.
Abazoviq tha se bëhet fjalë për 28 persona dhe se ndaj personave të ndryshëm janë marrë masa të ndryshme.
“Nuk është keq të bëjmë një analizë, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me ndikim rus, por siç u tha, me ndikime ruse dhe të tjera”, tha Abazoviq dhe shtoi se bëhet fjalë për ndikime malinje.
“Vazhdon aktiviteti për shtypjen e ndikimeve malinje”, tha kryeministri.
Ai tha se në seancën e sotme të Këshillit janë njoftuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare se disa veprime janë duke vazhduar në bashkëpunim me shërbimet partnere.
“Mendoj se do të kemi informacione më konkrete në periudhën e ardhshme”, tha kryeministri në seancën teknike i pyetur se cili ishte epilogu i seancës së kaluar dhe shqyrtimi i çështjes së spiunazhit.
Në seancën e Këshillit është vendosur që ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, të emërohet koordinator i punës së Byrosë për Koordinim Operacional. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëScholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Trump emëron Doug Burgum si Sekretar të Brendshëm
Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trumpit