LAJMI I FUNDIT:

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës, Lumezi dorëzon detyrën te kryeprokurori Besim Kelmendi

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës, Lumezi dorëzon detyrën te kryeprokurori Besim Kelmendi

Kryeprokurori i deritanishëm i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ia ka dorëzuar detyrën ushtruesit të detyrës kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, ku morën pjesë edhe kryesuesi, zëvendës-kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe U.D. Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, kryeprokurori i deritanishëm Lumezi, i ka uruar suksese dhe Kelmendit, në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore gjatë udhëheqjes së institucionit të Prokurorit të Shtetit.


Ndërsa, siç thuhet në njoftim ushtruesi i detyrës së kryeprokurori Kelmendi ka falënderuar Kryeprokurorin e deritanishëm, Aleksandër Lumezi, për punën, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë ushtrimit të mandatit kushtetues si Kryeprokuror i Shtetit i Republikës së Kosovës.

Ky pranim-dorëzim vjen pas përfundimit të mandatit kushtetues shtatë vjeçar të Kryeprokurorit të deritanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill 2015.  ​

Ndryshe, më 6 prill Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar në mënyrë unanime Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Përzgjedhja e kryeprokurorit të shtetit kundërshtohet nga ambasadorët e huaj dhe organizatat vendore - KPK thotë se procesi ishte legjitim
Lexo po ashtu Përzgjedhja e kryeprokurorit të shtetit kundërshtohet nga ambasadorët e huaj dhe organizatat vendore - KPK thotë se procesi ishte legjitim

Lidhur me këtë votim të KPK-së, janë shprehur të pakënaqur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, si dhe OJQ-të në Kosovë.

Megjithëse ishte bërë thirrje për një proces të drejtë dhe meritor, ambasadorët e huaj në Kosovë dhe shoqëria civile kanë deklaruar se KPK i ka shpërfillur këto parime.

Ndërkaq, të enjten e 21 prillit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar Besim Kelmendin si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e KPK-së është vendosur që Kelmendi ta ushtrojë këtë detyrë deri në një vendim të ri të këtij institucioni.

Caktimi i ushtruesit të detyrës erdhi pasi ka përfunduar mandati kryeprokurorit aktual të shtetit, Aleksandër Lumezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajme
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kalo në kategori