Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar nga kryeministri Kurti që hyrja në fuqi e vendimit lidhur me masat e reja anti-COVID të shtyhet së paku deri me datën 15 shtator 2021, në mënyrë që, sipas tyre, qytetarët ashtu edhe bizneset të kenë mundësi dhe hapësirë kohore të parapërgatiten për këto ndryshime.
OAK, përmes një kumtese, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të shtyhet “vendimi i ngutshëm i Qeverisë së Kosovës për kufizime nga dita e nesërme”.
“Çdo vendim që merret duhet të paraprihet me përkrahje financiare për humbjet që i shkaktohen bizneseve dhe përkrahje për punëtorët që mbesin pa punë si pasojë e vendimit të Qeverisë”, thuhet në letrën e dërguar kryeministrit Kurti, transmeton Telegrafi.
“Hyrja në fuqi e vendimit lidhur me masat e reja të shtyhet së paku deri me datën 15 shtator 2021, në mënyrë që si qytetarët ashtu edhe bizneset të kenë mundësi dhe hapësirë kohore të parapërgatiten për këto ndryshime”, thotë OAK.
Sipas tyre, “ndryshimet e menjëhershme qoftë në hapje totale apo tani në mbyllje të menjëhershme, po cilësohen shumë të dëmshme në aspektin biznesor, duke shkaktuar kështu humbje dhe vështirësi në menaxhim të stoqeve dhe furnizimeve”.
“Bizneset në përgjithësi, e veçanërisht sektori i HORECA-s, me rastin e lirimit të masave kanë bërë furnizimet e nevojshme për ushtrim të veprimtarisë së tyre ekonomike, andaj OAK kërkon që masat shtrënguese të jenë graduale, meqenëse bizneset nuk janë të gatshme të përballojnë të vetme tërë këtë situatë”.
OAK rithekson se çdo vendim për mbyllje duhet të shoqërohet me përkrahje financiare, në të kundërt do të ketë humbje të vendeve të punës, jo nga dëshira por nga detyrimi.
OAK konsideron që shtimi i masave dhe respektimi i rregullave gjatë gjithë kohës është i domosdoshëm me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, mirëpo duhet të gjinden mënyra për subvencionimin e kompanive.
“Ndalesat që po bëhen në periudhë shumë të shkurtër, duke mos pasur hapësirë dhe kohë për përgatitje, po e dëmtojnë shumë gjendjen e bizneseve edhe ashtu të rënduar si rezultat i pandemisë Covid – 19, duke shtuar që për shkak të mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani”, thuhet në letrën e OAK-së.
Po ashtu, OAK ka kërkuar që orari në qendrat e vaksinimit të zgjatet, dhe të funksionojnë edhe gjatë ditëve të vikendit, me qëllim që të kemi sa më shumë persona të vaksinuar.
Sipas tyre, kjo kërkesë ka ardhur si rrjedhojë e ankesave të shumta që OAK ka pranuar nga bizneset anëtare në gjithë Kosovën, për vështirësitë që po hasin kohët e fundit për vaksinim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'