Sadik Ramabazaj, banor i Shkrelit të Rugovës nga sot do të ketë rrugën e asfaltuar për në shtëpinë e tij. Ai ka thënë se një rrugë e tillë ishte më se e domosdoshme për banorët e kësaj zone turistike të vendit.
“Asfaltimi i rrugës për Shkrel ka qenë shumë i nevojshëm. Ne gjeneratat e vjetra kemi vuajtur shumë mungesën e rrugës, së paku rinia ta gëzojë këtë rrugë tash e tutje. Falënderojmë kryetarin dhe të gjithë ata që kanë marrë iniciativë për ndërtimin e kësaj rruge”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Sadik Ramabazaj.
Ky projekt është investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Pejës dhe ka kushtuar një milionë euro.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi këtë investim e cilësoi të duhur.
“Unë e përmenda vetëm rrugën kryesore që është rrugë strategjike. Por ne do të vazhdojmë edhe me rrugë tjera që prekin Liqenatin, Shtetimën, Hajlën e kështu me radhë me shumë projekte të vogla por shumë të rëndësishme që ne sot po përurojmë”, deklaroi Arban Abrashi, përcjell Telegrafi.
Rruga lidhë tre fshatra të Rugovës Kushutan, Duagiv, Shkrel dhe është e gjatë gjashtë kilometra, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Kjo rrugë, në vazhdën e disa investimeve që po bënë në zonën e Rugovës do te vazhdoj edhe ne te ne rrugët e tjera te kësaj pjese të Kosovës, bënë të ditur këta përfaqësues institucional./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro