LAJMI I FUNDIT:

Dini Begolli, fotografi i njohur që po promovon vendin më së miri

Dini Begolli, fotografi i njohur që po promovon vendin më së miri

Dini Begolli prej 20 vitesh merret me fotografi.

Ai në emisionin “Zgjohu” në RTV Dukagjini ka treguar se këtë profesion e ka trashëguar nga familja pasi edhe e ëma ka punuar rreth 50 vite me fotografi.

“Përpara ka qenë shumë e vështirë të bëhet fotografi pasi filmi është dashur të përpunohet. Nëse ke pasur fotoaparat ka qenë një lloj luksi. Filmi është dashur të kursehet pasi kanë qenë të numërueshme fotografitë. Foton mezi ke pritur ta shohësh se si ka dalë”, tregon Begolli, përcjell Telegrafi.


Fotografi këshillon që fotografitë më të rëndësishme duhet të zhvillohen dhe të mbesin kujtime të printuara pasi sipas tij fotografia digjitale në telefona apo pajisje tjera mund të humb në ndonjë mënyrë.

Anëtari i një prej familjeve ta para në Pejë që merren me këtë profesion thotë se fotografia është shumë e rëndësishme për çiftet që martohen apo fejohen pasi sipas tij aty investohet shumë në rroba.

“Për shkak të këtyre investimeve ia vlen të bëhen disa fotografi të mira”.

Ndryshe Dini Begolli ka sjellë për publikun shumë fotografi të bukura nga parqet natyrore që ndodhen në rajonin e Dukagjinit.

Fotografitë e shkrepura nga ai, i ka shpërndarë edhe ish-kryeministri Sali Berisha e personalitet tjera.

“Ndihem shumë mirë kur fotografitë e mija shpërndahen nga ndonjë personalitet. Sigurisht është kënaqësi kur vlerësohet puna jote”.

Begolli thotë se edhe pajisjet e reja teknologjike siç është droni kanë ndikuar që fotografia të përsoset.

“Me dron kapim perspektiva që deri më tani nuk kemi mundur t’i shohim. Droni ofron shumë mundësi”, tha ndër të tjera fotografi Dini Begolli./Telegrafi/

Më poshtë disa nga fotografitë ikonike të Dini Begollit

View this post on Instagram

Kukës ? Check story 4 full photo ? #dbphotography #dinibegolliphotography #kukes #albania #visitalbania #dji #dronephotography #edirama #shqiperia #?? #??

A post shared by Dini Begolli (@dinibegolli) on Aug 6, 2020 at 8:33am PDT

View this post on Instagram

Podi Jakupit ? I❤️PEJA #weekend #mountains #kosova #rugova #peja #db #dbphoto #hikers #dji #djiglobal #ilovepeja

A post shared by Dini Begolli (@dinibegolli) on Jun 19, 2020 at 11:15am PDT

View this post on Instagram

Mirë se erdhe Qërshor ☘️ I ❤️ PEJA ? check story 4 full photo ? #dbphoto #photooftheday #nature #june #2020 #peja #kosova #travel #rugova #canyon #bridge

A post shared by Dini Begolli (@dinibegolli) on May 31, 2020 at 4:21pm PDT