Para dy ditësh, Kim Kardashian kishte ndarë një fotografi të sajën dhe të burrit Kanye West në një darkë në Londër në vitin 2012, përmes së cilës tregoi se ishte shtatzënë me vajzën North.
Tetë vite më vonë, sipërmarrësja dhe ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ndau një fotografi të ëmbël të katër fëmijëve të saj: North, gjashtë, Saint, katër, Chicago, dy dhe Psalm, 13 muajsh.
Kim, e cila realizoi fotografinë në kopshtin e saj në shtëpi, shkroi: “E gjithë zemra ime”.
Në imazhin që Kardashian postoi në Instagramin e saj të mërkurën pasdite, North shkëlqente para kamerës ndërsa kishte mbërthyer vëllanë e vogël, Psalm.
Saint dukej i mahnitshëm me stilin e veçantë të flokëve dhe prapa tij Chicago po ashtu u shfaq me stil unik të flokëve e veshur tërësisht në gri.
Fotografia e fëmijëve vjen dy ditë pasi Kim, 39-vjeçare, festoi ditëlindjen e 43-të të burrit të saj, Kanye West, ku ajo ndau një histori për atë që ndodhi kur ishte shtatzënë me North.
Bukuroshja brune postoi një fotografi të saj dhe Kanye ulur së bashku në një restorant në Londër në vitin 2012.
Dyshja e famshme muajin e kaluar po ashtu festuan edhe gjashtë vjetorin e martesës së tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit
Arta Nitaj bëhet nënë për herë të parë
Ia bëri këngën të famshme - Atilla ftohet në koncert nga Anduel Kovaci - performojnë së bashku “Malli”
Pas debatit me Gjestin, Xheneta kërkoi që të dilte nga Big Brother
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran - banorët nisin hamendësimet
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar, e bëri për famë dhe ia arriti qëllimin