Në Maqedoni janë mbyllur 48 objekte hotelierike për mosrespektimin e masave për mbrojtje nga Covid-19
Drejtuesja e Këshillit të Inspektoratit në Maqedoni, Magdalena Filipovska-Grashkoska, sot në konferencë për shtyp tha se Inspektorati i Tregut ka mbyllur gjithsej 48 objekte hotelierike në gjithë territorin e vendit, për shkak të mos respektimit të masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Ajo tha se konstatimi i përgjithshëm i Inspektoratit të Tregut është se shumica e subjekteve respektojnë masat e qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por për fat të keq disa nga objektet e hotelierisë, veçanërisht në zonat rurale, vazhdojnë të shkelin masat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Filipovska-Grashkoska njoftoi se Inspektorati ka kryer më shumë se 3.000 inspektime midis 2 dhe 5 prillit, ku janë mbyllur rreth 215 aparate për kafe (kafematë).
Ajo bëri thirrje deri tek qytetarët që rreptësisht të shmangin përdorimin e aparateve për kafe dhe ujë sepse ato mund të jenë burim i infektimit.
Filipovska-Grashkoska deklaroi se gjithashtu po kryhen kontrolle mbi produktet që kanë çmimet e ngrira./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion
“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja