Aktorja e njohur indiane, Alia Bhatt, ka dhënë një sqarim për akuzat për plagjiaturë të disa fotografive të artistes shqiptare, Dua Lipa.
Fotografitë që ajo realizoi për kopertinën e revistës “FilmFare” ishin tejet të ngjashme, me ato që Dua Lipa bëri për kampanjën e një marke spanjolle të rrobave në shkurt të këtij viti.
Aktorja Alia Bhatt zbuloi të enjten se fotografitë për “Filmfare” për promovimin e filmit ‘Kalank’, u realizuan shumë kohë para Duas.
“Kam xhiruar për këtë kopertinë më 6 shkurt 2019. Nëse nuk gaboj, referimi i dukshëm u ngarkua vetëm më 24 shkurt. Nuk mund të jeni të gjithë detektivë të vërtetë djema, por jepini një vajze disa vlera”, ka shkruar ajo në InstaStory, në një kolazh të dy fotove të ndara, ku shfaqen Dua edhe Alia.
Fotografitë janë të zeza dhe të bardha dhe tregojnë Alian të veshur me një veshje xhins, dhe fotografitë e artistes shqiptare gjithashtu ndjekin të njëjtën estetikë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë
Motra e befason Dianën në spektakël - i kërkon të dalë nga Big Brother për shkak të gjendjes shëndetësore të babait
Xheneta Fetahu eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje
Nicole Kidman thotë se mendon shumë për vdekjen, nuk mund as të fle
Dua Lipa duket tepër e dashuruar teksa shoqërohet me të dashurin Callum Turner në Tokio