“E dashur Sadije, të dua si jetën time, madje më shumë, unë dëshiroj sinqerisht të vdes dhe ti të jetosh. Unë dhe i vdekur do të të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje brenda errësirës së varrit nuk duket, por unë do të bëj të pamundurën, qoftë edhe me anën e një future, që do të dalë nga kockat e mia”…
Një dashuri 52-vjeçare, e që ende vazhdon ajo e Sadijes me Dritëro Agollin…
Bashkëshortja, lexuesja e tij e parë, redaktorja, shoqja e tij besnike e ditëve të bukura e të vështira, rrëfen në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit, se ende jeton me kujtimet e tij, me veprat, porositë e personazhet aq të dashura për lexuesin.
Agolli nuk është fizikisht aty, që të jap mendimin e tij, por ajo ka marrë vendimin që të sakrifikojë, duke lejuar që shtëpia e tij, që ka qenë përherë e hapur për ata që patën nevojë e trokitën, tanimë të mund të vizitohet nga të gjithë, të kthehet në shtëpi muze.
Në këtë intervistë Sadije Agolli rrëfen një jetën me Dritëron, që nga dita kur e njohu në momente të vështira e deri në çastet e fundit të jetës. /Report TV/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMOS U DORËZO KURRË
Fjalimi i Skënderbeut!?
Në nder të Sylvia Plathit
Thënie për bukurinë: Asgjë e bukur nuk është e bukur!
Fuqia e fjalës së Fishtës në Kongresin e Manastirit dhe reagimi i hoxhës Hafiz Ibrahimi
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar