Pas viteve të dominimit në tregun e makinave, Toyota përfundoi e treta në prodhim vitin që lamë pas.
Sipas të dhënave nga 11 muajt e parë të vitit 2017, para Toyota, e cila prodhoi 9.47 milionë automjete, ishin aleanca Renault-Nissan-Mitsubishi me 9.6 milionë dhe grupi Volkswagen me 9.74 milionë automjete.
Toyota shtoi shitjen e automobilave të saja për 2.8 për qind krahasuar me vitin 2016, por tregu i saj më i fuqishëm SHBA shënoi stagnim.
Në anën tjetër, aleanca e re Renault, Nissan dhe Mitsubishi ka përparuar duke iu falënderuar rritjes së shitjes në mbarë botën, pavarësisht nga problemet e Nissanit në Japoni për shkak të skandalit me kontraktuesit e pakualifikuar për testimet finale.
Ndërkohë, grupi VW shënoi rritjen në tregjet e Evropës dhe Kinës, duke prodhuar 3.9 për qind më shumë automjete krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. VW vitin e kaluar i dha fund dominimit katërvjeçar të Toyota, edhe pse vetëm një vit më parë u godit nga një skandal masiv të mashtrimit me testet për emetimet e gazrave të dëmshme.
Toyota për vitin 2017 parashikoi shitjen e 100 mijë automjeteve më shumë se një vit më parë, për një rekord prej 10.35 milionë njësish. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGolfi i braktisur në aeroportin e Berlinit - mbi 200 mijë dollarë tarifë parkimi
Continental i Gjermanisë planifikon të pushojë nga puna 7000 punëtorë
Rekord i ri botëror, vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë tejkalon 500 km/h
CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini