Kostov: Maqedonia nuk ka aspak nevojë për marrëveshjen me Bullgarinë
Analisti maqedonas Sotir Kostov ka komentuar marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ai thotë se Maqedonia nuk ka aspak nevojë për një marrëveshje të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është e vështirë që ne kemi përpjekje të përbashkëta me Bullgarinë, ne duhet të mbrojmë atdheun, kombin, shtetin, emrin, gjuhën, kurse ata janë në pozicion të mohojnë. Kjo marrëveshje është e imponuar dhe do të nënshkruhet nën kërcënime”, tha Sotir Kostov.
Ai shtoi se marrëveshja për fqinjësi të mirë më shumë i duhet Bullgarisë, kurse Maqedonia nuk ka aspak nevojë. A tha se nuk duhet të harrohet se kur marrëveshja ratifikohet dhe kur paraqitet në Kombet e Bashkuara – ajo atëherë detyron.
Kostov në fund u shpreh i bindur se në marrëveshje ka vetëm interesa bullgare, ndërsa ato maqedonase nuk ekzistojnë fare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
AKP miraton transferimin e dy pronave për depo qendrore të barnave për Ministrinë e Shëndetësisë
Aggeler uron Sheqerinskën: Dëshmi e fortë për rolin e RMV-së si partner i NATO-s dhe SHBA-ve
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej