Kuvendi miratoi me 123 vota pro ligjin e Vettingut, që i hap udhë ngritjes së komisioneve ad-hoc në kuadër të reformës në drejtësi.
“E kam pritur shumë këtë moment kur të dilja nga dera e Parlamentit dhe t’u thoja shqiptarëve që vettingut do të fillojë dhe që tanimë reforma në drejtësi nuk ndalet. Është një moment shumë emocionues sepse është një moment që të bën të thuash me plot gojë që politika është një forcë për mirë kur përdoret për qëllime të mira”, tha Kryeministri Rama në fund të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Votimit i vettingut i paraprinë ndryshimet në Kodin Penal, sipas marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës për kriminalizimin e shit-blerjes së votës si dhe disa ndryshime në ligjin për financimin e partive politike dhe për mediat audiovizive.
U votuan gjithashtu edhe Klement Zguri në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Denar Biba, që kalon anëtar i Komisionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'