LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Javën e ardhshme konzorciumi prezanton zotimin e mjeteve të grumbulluara për Brezovicën

Bajrami: Javën e ardhshme konzorciumi prezanton zotimin e mjeteve të grumbulluara për Brezovicën

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se projekti për Brezovicën nuk mund të konsiderohet se ka dështuar, derisa nuk është mbyllur zyrtarisht afati nga komiteti ndërministror.

Ajo ka thënë për Indeksonline se përfaqësuesit e konzorciumit do të vijnë në Kosovë javën e ardhshme ku edhe do të njoftojnë për sasinë e mjeteve që janë grumbulluar për projektin e Brezovicës.

“Deri në ditën e fundit nuk mund të themi se projekti për privatizimin Brezovicës ka dështuar. Kemi në dispozicion edhe më shumë se dy javë kohë. Pritet që javën e ardhshme të vijë në Kosovë përfaqësuesit e konzorciumit dhe ta njoftojnë komitetin ndërministror për shumën e mjeteve që janë grumbulluar dhe që do të investohen në Brezovicë”, ka thënë Bajrami për Indeksonline.


Bajrami ka thënë se ka zotime serioze nga konzorciumi që janë grumbulluar mjetet e nevojshme.

“Ata kanë zotime serioze që mjetet janë grumbulluar dhe që do t’i prezantojnë para komitetit ndërministror. Nuk është korrekte të spekulohet derisa nuk është përmbyllur zyrtarisht afati, sepse deri në fund të këtij muaji ka kohë”, ka thënë Bajrami.

Fitues për të investuar në Brezovicë ishte shpallur konzorciumi “Compagnie des Alpes SA” & “MDP Consulting” & “PGI Managmanet” & “Outdoor Kosovo”, më 2014. Zotimet e fituesit ishin që do të investohen 409 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori