Shkon në rreth 50 vetë numri i të shoqëruarve apo personave të marrë në pyetje në lidhje me grabitjen e mbrëmjes së të premtes, ku për pasojë mbeti i vrarë edhe babai i pronares. Shoqërimet filluan fill pas ngjarjes.
Veç personave që u gjetën në vendngjarje u shoqëruan dhe një numër i madh kontigjentesh me tendencë për kryerjen e ngjarjeve të tilla kriminale si të dyshuar për grabitjen me pasojë vrasje, raportoi Klan.
Rrapo Sinanaj, mbeti i vdekur në vend si pasojë e tre të shtënave me pistoletë, në ambientet e argjendarisë. Sipas skemës së krimit të ngritur nga policia, autori I cili ka patur si maskë një shall që I mbulonte gjysmën e fytyrës, është konfrontuar me 62-vjeçarin Sinanaj, në momentin që ky I fundit ka tentuar të shtypë butonin e alarmit.
Nga fiksimi i vendit të ngjarjes dyshohet se mes 62-vjeçarit dhe autorit ka patur fillimisht konfrontim fizik. Grabitësit ndoshta i është zbuluar fytyra gjatë kësaj përleshjeje dhe ka qëlluar plot 3 herë me pistoletën që mbante në dorë duke e lënë të vrarë Sinanajn.
Mungesa e filmimeve të kamerës së sigurisë e cila rastësisht kishte qenë jashtë funksionit ka bërë që hetuesit të mos kenë të fiksuar skemën e vrasjes. Nga dëshmitë e personave që kanë parë lëvizjet para dhe pas krimit, autori mësohet të jetë në moshë të re dhe me trup të imët. Ngritja e profilit të autorit ka bërë që hetuesit të kenë dyshime të arsyeshme që ai të jetë përdorues droge./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë