LAJMI I FUNDIT:
Vesa Luma

Vesa Luma

265 Artikuj

Info

Këngëtarja Vesa Luma është e lindur në Prishtinë më 12 maj të vitit 1986.

Ajo filloi të merret me muzikë që në moshë të vogël, duke u bërë pjesë e programeve dhe festivaleve të ndryshme për fëmijë. Ndërsa debutimin e parë në karrierën si e rritur, e pati në spektaklin e talenteve “Ethet e së premtes”.

Vesa ka të përfunduar shkollën e ulët të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, dega flautë, ndërsa studimet i ka përfunduar për “Gazetari dhe Komunikim Masiv” në Universitetin AAB.

Ajo numëron disa pjesëmarrje të suksesshme në festivale si: Top Fest 5 me këngën “Luaj”, ku shpërblehet me çmimin “Femra më e mirë”, në Kënga Magjike 2010 me këngën “Vetëm” ku shpërblehet me çmimin e produksionit.

Këngëtarja Luma është gjithashtu triumfuese në “Videofestin Muzikor 2007”, për klipin “Jemi dhe s’jemi”.

Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “Amanet”, “Jemi dhe s’jemi”, “Luaj”, “Dhe për mu do të ketë një zemër”, “Edhe një fundvit”, “Boom” (Feat. Big Basta), etj.

Në vitin 2014, Vesa kurorëzoi dashurinë e saj me martesë, me reperin nga Shqipëria, Big Basta.

No posts found