LAJMI I FUNDIT:
Ronela Hajati

Ronela Hajati

368 Artikuj

Info

Këngëtarja Ronela Hajati është e lindur më 2 shtator të vitit 1989, në Tiranë.

Që në moshë të hershme ajo u regjistrua në kurset e kantos dhe baletit nga prindërit e saj, me dëshirën që kur të rritej të bëhej artiste. Edhe kumbari i saj është kompozitori i njohur shqiptar, Tish Daija.

Ronela Hajati ka marrë pjesë në spektaklin e talenteve “Ethet e së premtes”, gjersa më pas u prezantua disa herë edhe në festivalin “Kënga Magjike”.

Njohjen më të madhe e arrin në vitin 2011 kur publikon bashkëpunimin “Neles” me rap-artistin Visar Shala. Me këtë këngë ata vlerësohen me çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2011.

Disa nga këngët më të suksesshme të këngëtares Ronela Hajati janë: “Harroje”, “Kam frikë të të dua”, “Mala Gata”, “A do si kjo”, “Amini”, “Syni jem” (Feat. Young Zerka) etj.

No posts found