LAJMI I FUNDIT:
Real Madrid

Real Madrid

16189 Artikuj

Info

Real Madrid është klub futbollistik i bazuar në kryeqytetin spanjoll, Madrid. Klubi është i themeluar në vitin 1902. Fillimisht, klubi e kishte emrin Madrid, por për nder të mbretit spanjoll, Alfonso XIII, emri mori parashtesën, Real. Është klubi më i mbështetur në Spanjë dhe ndër klubet me më së shumti tifozë në botë.

Vetëm 29 vjet pas themelimit (1931), Los Blancos e fituan titullin e parë, pasi që La Liga u themelua në vitin 1929.

Real Madridi është shpallur nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), si klubi i shekullit të XX. Madridlenët së bashku me Athletic Bilbaon janë të vetmet klube që nuk kanë rënë nga Liga Liga në Segunda Division.

Mbretërit kanë fituar 72 trofe vendore duke përfshirë 33 tituj të La Liga, 19 trofe të Kupës së Spanjës dhe 10 tituj të Superkupës së Spanjës.

Reali ka fituar 13 herë garën më të madhe evropiane për klube, pesë herë radhazi (1955-1960), kohën kur nuk quhej Liga e Kampionëve dhe tri herë radhazi në epokën e re. Njëherësh, klubi i ka fituar dy Kupa UEFA dhe katër Kupa të Botës për Klube.

Trofetë kryesore

Vendore
La Liga (34): 1931–32, 1932–33, 1953–54, 1954–55, 1956–57, 1957–58, 1960–61, 1961–62, 1962–63, 1963–64, 1964–65, 1966–67, 1967–68, 1968–69, 1971–72, 1974–75, 1975–76, 1977–78, 1978–79, 1979–80, 1985–86, 1986–87, 1987–88, 1988–89, 1989–90, 1994–95, 1996–97, 2000–01, 2002–03, 2006–07, 2007–08, 2011–12, 2016–17, 2019-20.

Kupa e Mbretit (19): 1905, 1906, 1907, 1908, 1917, 1934, 1936, 1946, 1947, 1961–62, 1969–70, 1973–74, 1974–75, 1979–80, 1981–82, 1988–89, 1992–93, 2010–11, 2013–14.

Superkupa e Spanjës (11): 1988, 1989, 1990, 1993, 1997, 2001, 2003, 2008, 2012, 2017, 2019-20

Evropiane
Liga e Kampionëve (13): 1955–56, 1956–57, 1957–58, 1958–59, 1959–60, 1965–66, 1997–98, 1999–2000, 2001–02, 2013–14, 2015-16, 2016-17, 2017-18.

Kupa UEFA (2): 1984–85, 1985–86.

Botërore
Kupa e Botës për Klube (4): 2014, 2016, 2017, 2018.

Kupa Interkontinentale (3): 1960, 1998, 2002.

No posts found