LAJMI I FUNDIT:
PSG

PSG

8381 Artikuj

Info

Paris Saint-Germain është një klub francez me bazë në Paris, ekipi i parë i të cilit bën gara në elitën e futbollit francez, të njohur si Ligue 1. Klubi është themeluar në vitin 1970, ndërsa katër vite pas themelimit ka filluar të luajë në stadiumin aktual Parc des Princes.

I njohur më shpesh si PSG, klubi kryeqytetas ka fituar nëntë tituj të Ligue 1, 13 Kupa të Francës dhe rekord prej nëntë Kupash të Ligës. Po ashtu, ka fituar nëntë Trofe të Kampionëve dhe një titull të Ligue 2. Në Evropë e ka fituar ‘UEFA Cup Winners’ Cup’ dhe një Kupë Intertoto.

Në fund të viteve të gjashtëdhjeta, një grup biznesmenësh ambiciozë vendosën të krijonin një klub të madh në kryeqytetin francez. Klubi futbollistik Paris Saint-Germain u krijua më 12 gusht 1970.

Klubi menjëherë filloi të kishte ndikim, si në fushë ashtu edhe në krijimin e një numri të madh të tifozëve, të cilët krijuan bazën e tyre. Pasi e fitoi titullin e Ligue 2, u inkuadrua në Ligue 1, ku edhe e festoi përvjetorin e themelimit.

Mirëpo, në vitin 1972 ndodhi ndarja e Paris FC dhe PSG, me ç’rast klubi i parë mbeti në Ligue 1, ndërsa PSG shkoi në Division 3. Mirëpo, pas dy sezonesh u rikthye në elitën e futbollit dhe filloi të luante në Parc des Princes nga viti 1974.

TROFETË kryesore

Vendore

Ligue 1 (8): 1985–86, 1993–94, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2017–18, 2018–19, 2019/20.

Ligue 2 (1): 1970–71.

Coupe de France (12): 1981–82, 1982–83, 1992–93, 1994–95, 1997–98, 2003–04, 2005–06, 2009–10, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18, 2019/20.

Coupe de la Ligue (8): 1994–95, 1997–98, 2007–08, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18, 2019/20.

Superkupa e Francës (7): 1995-96, 1998-99, 2013-14, 2014-15, 2015-16, 2016-17, 2017-18.

Trophee des Champions (9): 1995, 1998, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019.

Evropiane

UEFA Cup Winners’ Cup(1): 1995–96.

UEFA Intertoto Cup (1): 2001.

No posts found