LAJMI I FUNDIT:
Nora Istrefi

Nora Istrefi

532 Artikuj

Info

Këngëtarja Nora Istrefi është e lindur më 25 Mars të vitit 1986 në Prishtinë. Është fëmija i parë i prindërve Nezir Istrefi dhe Suzana Tahirsylaj.

Nora karrierën e saj e nisi në moshë shumë të re, duke u bërë pjesë e disa edicioneve të ndryshme në “Top Fest”, nga ku përfundoi e shpërblyer me disa çmime.

Ka të edituara në treg katër albume: “Engjell” (2005), “Opium” (2006), “N’ora” (2009), dhe “Vetem Mua” (2010).

Në vitin 2013, ajo paraqitet në festivalin “Kënga Magjike 2013”, me këngën “I jemi je”, ku me një paraqitje tejet të ekspozuar dhe shumë të diskutuar në media, arrin të shpërblehet me çmimin Diskografik.

Disa nga hitet e saj më të mëdha në karrierë janë këngët: “Taxi”, “Pse të du”, “E di”, “2 shokë”, “Sa t’kom dashtë”, “I jemi je”, “Baby jem” etj.

Më 2 shtator të vitit 2014, ajo i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen e saj disa vjeçare me këngëtarin Robert Berisha. Ndërsa në vitin 2015, ata mirëpresin në jetë vajzën e tyre të parë, të pagëzuar me emrin Renee.

Në vitin 2017, çifti do të publikonin duetin e tyre të parë “S’ka inat”, i cili do të mirëpritej nga publiku i tyre.

“Këngë që çdo çift mund ta gjejë vetën brenda saj. E mbushur me tregime dashurie dhe histori të vërteta nga jeta personale”, ishte shprehur Nora në një intervistë për Telegrafin, në vitin 2017.

Nora lanson klipin e ri, shfaqet bombastike (Video)

Nora lanson klipin e ri, shfaqet bombastike (Video)

Muzikë
Njihuni me nënat e yjeve shqiptare (Foto)

Njihuni me nënat e yjeve shqiptare (Foto)

Yjet
Të shtunën lansohet klipi i ri i Nora Istrefit, ja detajet (Foto)

Të shtunën lansohet klipi i ri i Nora Istrefit, ja detajet (Foto)

Muzikë
Nora Istrefi bëhet bjonde (Foto)

Nora Istrefi bëhet bjonde (Foto)

Yjet