Liberalizimi i vizave
1704 Artikuj
Liberalizimi i vizave do të thotë lëvizje e lirë ne zonën Schengen. Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj) dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Schengen.
Shtetet në të cilat mund të udhëtohet pa viza janë ato të Bashkimit Evropian (Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Kroaci, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi). Pastaj në Islandë, Norvegji, Zvicër e Lihteshtajn. Përjashtohen Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda të cilat janë jashtë zonës Schengen.
Nga momenti që do të hiqet regjimi i vizave për Kosovën, të drejtën për të udhëtuar pa viza do ta kenë të gjithë qytetarët e vendit që posedojnë pasaporta biometrike. Megjithatë, qytetarëve u rekomandohet që gjatë udhëtimit të kenë me vete dokumentet që dëshmojnë për gjendjen e tyre financiare, vendin se ku do të qëndrojnë, arsyet e vizitës dhe sigurimin shëndetësor. Kjo për shkak se policia kufitare e shtetit Schengen ka të drejtën t’i mohojë hyrjen çdo qytetari në rast të dyshimit se do të mund të keqpërdorej liberalizimi i vizave.
Ky proces do të kursej kohë dhe para, për shkak se qytetarët nuk do të kenë nevoje të bëjnë pagesën për vizë si dhe të realizojnë termin për të njëjtën.
Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk nënkupton mundësi punësimi apo ndonjë veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen.
Në rast se dëshironi të studioni në një nga shtetet Schengen, atëherë ju duhet të pajiseni me vizë që mundëson qëndrimin tuaj më të gjatë se 90 ditë. Për këtë duhet të kontaktoni ambasadën e shtetit në të cilin planifikoni të studioni.
Në rast se ju dëshironi të vijoni trajnime, kurse afatshkurta të cilat nuk kërkojnë qëndrim më të gjatë se 90 ditë, atëherë ju mund të përfitoni nga procesi i liberalizimit të vizave dhe nuk do të keni nevoje të pajiseni me vizë shtesë.
Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të liberalizimit të vizave, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës, shënim zyrtar në dosjen tuaj ku figuron shkelja dhe e fundit dhe ndalimi i hyrjes së zonën Schengen në të ardhmen. Ky ndalim zakonisht vlen për tre deri në pesë vitet në vijim. Për më tepër, në rast se vërehet një numër i dukshëm i abuzimeve me të drejtën e udhëtimit pa vizë, atëherë Bashkimi Evropian mund të suspendojë liberalizimin e vizave për shtetin përkatës.
No posts found
Promo
Reklamo këtuShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"
Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat
Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore