LAJMI I FUNDIT:
Eurovision

Eurovision

603 Artikuj

Info

Festivali i Këngës në Eurovision (nga frëngjishtja: Concours Eurovision de la chanson), që shpesh quhet thjesht “Eurovision”, është festivali më i madh që organizohet në Evropë.

Festivali u bazua në Festivalin Muzikor të Sanremos që u mbajt në Itali që nga viti 1951.

“Eurovisioni” mbahet çdo vit në muajin maj, dhe në të garojnë një pjesë e madhe e shteteve të Evropës. Edicioni i parë i festivalit “Eurovision” u mbajt në vitin 1956, ku fitues doli shteti i Zvicrës.

Shqipëria në këtë festival është paraqitur ndër vite me këta përfaqësues:

2004 – Annjeza Shahini, “The Image of You” (finale, vendi i shtatë)
2005 – Ledina Çelo, “Tomorrow I go” (finale, vendi i 16-të)
2006 – Luiz Ejlli, “Zjarr e ftohtë” (nuk kualifikohet në finale)
2007 – Frederik Ndoci, “”Hear My Plea” (nuk kualifikohet në finale)
2008 – Olta Boka, “Zemrën e lamë peng (finale, vendi i 17-të)
2009 – Kejsi Tola, “Carry me in your dreams” (finale, vendi i 17-të)
2010 – Juliana Pasha, “It’s All About You” (finale, vendi i 16-të)
2011 – Aurela Gaçe, “Feel the pasion” (nuk kualifikohet në finale)
2012 – Rona Nishliu, “Suus” (finale, vendi i pestë)
2013 – Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, “Identitet” (nuk kualifikohen në finale)
2014 – Hersi Matmuja, “One Night’s Anger” (nuk kualifikohet në finale)
2015 – Elhaida Dani, “I’m Alive” (finale, vendi i 17-të)
2016 – Eneda Tarifa, “Fairytale” (nuk kualifikohet në finale)
2017 – Linda Halimi, “World” (nuk kualifikohet në finale)
2018 – Eugent Bushpepa, “Mall”(finale, vendi i 11-të)
2019 – Jonida Maliqi, “Ktheju Tokës” (finale, vendi i 18-të)
2020 – Arilena Ara, “Fall from the sky” (nuk mbahet Eurovisioni për shkak të COVID-19)
2021 – Anxhela Peristeri, “Karma” (finale, vendi i 21-të)
2022 – Ronela Hajati, “Secret” (nuk kualifikohet në finale)
2023 – Albina dhe Familja Kelmendi, “Duje” (finale, vendi i 22-të)
2024 – Besa Kokëdhima, “Zemrën n’dorë” (në pritje)

Ndërsa sa i përket Kosovës, festivali i “Eurovisionit” në një kumtesë për Telegrafin, bashkë me institucionet e vendit, kanë thënë se ende nuk janë të gatshëm ta pranojnë Kosovën në këtë festival.

Fituesja ukrainase e ‘Eurovisionit’, Jamala futet në listën e të kërkuarve të Rusisë

Fituesja ukrainase e ‘Eurovisionit’, Jamala futet në listën e të kërkuarve të Rusisë

Yjet
Maqedonia e Veriut rikthehet në Eurovision në vitin 2024, janë ndarë 1.5 milionë denarë

Maqedonia e Veriut rikthehet në Eurovision në vitin 2024, janë ndarë 1.5 milionë denarë

Maqedonia e Veriut
Anëtarët e Maneskin tërhoqën vëmendje me dukjen e tyre në VMA

Anëtarët e Maneskin tërhoqën vëmendje me dukjen e tyre në VMA

Po Flitet
Belgjika zgjedh përfaqësuesin për Eurovision 2024

Belgjika zgjedh përfaqësuesin për Eurovision 2024

Muzikë
Malmo zgjidhet si qyteti nikoqir i ‘Eurovision 2024’

Malmo zgjidhet si qyteti nikoqir i ‘Eurovision 2024’

Muzikë