LAJMI I FUNDIT:
Enca Haxhia

Enca Haxhia

835 Artikuj

Info

Këngëtarja Enca Haxhia është e lindur më 19 Tetor të vitit 1995 në Tiranë. Ajo është një këngëtare e suksesshme në tregun muzikor shqiptar.

Enca e nisi shumë e re karrierën e saj, duke u bërë pjesë e programeve për fëmijë. Në vitin 2009 ajo dhe mikesha e saj, Ada, kishin formuar një grup të quajtur “Pink Lady”, nga ku u bënë pjesë e programit “Një këngë për ty” në TOP Channel.

Më pas, ajo sprovon veten në spektaklin e talenteve në “The Voice of Albania 1”, në vitin 2011, por nuk ia del dot.

Megjithatë, karriera e saj kap majat kur këngëtarja në vitin 2014 publikon hitin “A pot pëlqen”, këngë kjo e cila do të merrte me miliona klikime, duke arritur të pëlqehet edhe jashtë trojeve shqiptare.

Pas kësaj kënge, sukseset për këngëtaren nuk kanë të ndalur duke pasuar me hitet: “Soulkilla”, “Dhezu” (Feat. Mozzik), “Ciao”, “Bow Down” (Feat. Noizy), “Dua” etj.

“Fansat janë pjesa më e rëndësishme dhe ata që më japin shumë dashuri dhe inspirim për të realizuar projektet e mia”, është shprehur këngëtarja në një intervistë për Telegrafin, gjatë vitit 2017.

No posts found