LAJMI I FUNDIT:
Elinel

Elinel

136 Artikuj

Info

Elinel, emri i vërtetë i të cilit është Granit Bajraktari, është i lindur në Prishtinë më 13 qershor të vitit 1990.

Ai përfundoi shkollimin fillor në shkollën “Ilira” në Prishtinë, më pas vijoi mësimet në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ndërsa studimett i përfundoi në Universitetin AAB për Komunikim Masiv – dega produksion.

Është autor i shumë këngëve të tij, ndërsa në vitin 2013 publikon albumin e tij të parë, të titulluar thjeshtë “0”.

Disa nga këngët e tij më të suksesshme janë: “Dream”, “Qmos”, “Kam nevojë” (Feat. Alban Skënderaj”, “Mos m’le me ra” (Feat. Besa) etj.

Ai i dha fund beqarisë së tij në prill të vitit 2014, duke kurorëzuar dashurinë e tij me Klementina Arifin. Ata jetojnë bashkë në Prishtinë dhe kanë dy fëmijë.

“Këngët e mia janë një lloj pasqyre e asaj çka ndodh në skenën tonë muzikore, edhe në skenën e artit në përgjithësi”, ka thënë Elinel në një nga intervistat e tij për Telegrafin në vitin 2018.

No posts found